links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Histori/Histori e popullit shqiptarë

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Përmbajtja:
HISTORIA E LASHTĖ – KREU I
HISTORIA E LASHTĖ – KREU II
HISTORIA E LASHTĖ – KREU III
HISTORIA E LASHTĖ – KREU III-ii

HISTORIA E LASHTĖ – KREU II

Shtetet Ilire

3. Mbretėria e Enkelejve, e Taulantėve dhe e Ardianėve

1. Mbretėria e Enkelejve (shek IV-335 p.K.)
Qė nga shek. XI p.K. ekonomia ilire mori njė zhvillim dheorganizim tė ri. Nė disa degė tė ekonomisė, si nė blegtori, nė zejtari e mė vonė edhe nė bujqėsi lindi prona private. Rritja e prodhimit ndihmoi nė dendėsimin e marrdhėnieve tregtare tė brendshme dhe me vendet fqinje, si me Greqinė, me Italinė e me krahina tė tjera lindore. Kjo bėri qė tė veēohet aristokracia fisnore dhe ushtarake, e cila u vu nė krye tė fiseve tė veēanta. Kėto filluan tė bashkonin edhe fise tė tjera rreth vetes, duke krijuar federatat. Qė nga shek. VII p.K. u krijuan federatat e taulantėve, e molosėve dhe e fiseve tė tjera. Federata taulante drejtohej nga Galauri. Nga fundi i shek. V p.K. u krijua shteti ilir. Mbreti i parė qė njohim ėshtė Sirra. Qendra e kėsaj mbretėrie ndėrroi vend qė nga juglindja, ku u formua Mbretėria e Enkelejve, nė jugperėndim, nė Mbretėrinė e Taulantėve dhe mė vonė tek ardianėt, nė krahinat veriore. Nė shek.IV p.K., Bardhyli e rrėzoi mbretin Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinė e tij, qė e kishte qendrėn rreth liqenit te Ohrit, te fisi i enkelejve. Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte qymyrxhi. Mendohet se ai e mori pushtetin me anė tė kryengritjes, i pėrkrahur nga shumė luftėtarė, tė cilėt e mbėshtetėn, meqė ai ishte i paanshėm. Politika e shtetit ilir gjatė gjithė kohės sė dinastisė sė Bardhylitpati si qėllim pėrfshirjen nėn sundimin e vet edhe tė atyre tokave tė banuara nga ilirėt qė ishin tė pushtuara nga maqedonasit. Pėr t'i ēliruar kėto toka, Bardhyli mundi tre mbretėr maqedonas dhe i detyroi t'u paguanin ilirėve tribut vjetor. Nė vitin 360 p.K., kur maqedonasit u pėrpoqėn ta ndryshonin kėtė gjendje me luftė, mbetėn tė vrarė 4000 maqedonas, sė bashku me mbretin e tyre, Perdikėn. Pėr tė dobėsuar ndikimin e maqedonasve nė kufijtė jugorė tė tyre, nė Epir, enkelejtė lishėn aleancė edhe me tiranin e Sirakuzės. Vetėm kur Maqedonia, me nė krye Filipin II, arriti tė shunte grindjet politike nė end, pozita e ilirėve ndaj fqinjėve lindorė u dobėsua. Nė vitin 359 p.K., Bardhyli, edhe pse nė moshė 90-vjeēare, u vu nė krye tė ushtrive ilire dh pėrballoi sulmet maqedonase, tė cilat mė nė fund e detyruan tė lėshonte tė gjitha qytetet qė mė parė i kishte pasur Maqedonia nė varėsi. Pasardhėsit e Bardhylit vazhduan kėtė politikė, por ata nuk arritėn tė ēliroheshin nga varėsia maqedonase.

2. Mbretėria e Taulantėve (335-231 p.K.)
Pas shuarjes sė kryengritjes qė bėnė enklejtė me nė krye djalin e Bardhylit, Klitin, pėr t'u shkėputur nga Maqedoni, qendra e shtetit ilir kaloi te taulantėt, ku Glaukia krijoi dinastinė e tij mbretėrore. Politika e mbretėrve tė dinastisė sė Glaukisė, nė ndryshim nga ajo e enkelejve, qe shumė mė aktive dhe mė e gjerė. Ndaj maqedonasve u zhvillua njė politikė e papajtueshme. Pas vitit 323 p.K., Glaukia arriti tė ēlironte tė gjitha tokat qė maqedonasit ua kishin marrė enkelejve. Pas kėsaj maqedonasit u pėrpoqėn tė futnin nėn varėsinė e tyre Dyrrahun e Apoloninė, qė do t'i bėnte ata zotėr tė Adriatikut. Pas kryengritjes sė vitit 312 p.K., qė u bė nė kėto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranė nėn pushtetin e Mbretėrisė Ilire tė Glaukisė. Nė vitin 309 p.K., qė u bė nė kėto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranė nėn pushtetin e Mbretėrisė Ilire tė Glaukisė. Nė vitin 309 p.K. Glaukia me njė ushtri tė madhe zbriti nė Epir dhe vendosi nė fron mbretin Pirro. Kjo ndikoi nė dobėsimin e grupit promaqedonas ne Epir. Bardhyli i ri, pasardhės i Glaukisė, krijoi marrėdhėnie miqėsore me Epirin, por kėto nuk vazhduan gjatė, se Pirroja i shtriu pushtimet e tij deri nė Shkumbin. Politikėn e paraardhėsve  vazhdoi mė me forcė dhe mbreti Monun (viti 280 p.K.), i cili u bė edhe zotėrues i Dyrrahut, ku preu monedha argjendi me emrin e vet. Ai arriti tė rikėmbėnte e tė forconte shtetin ilir. E gjithė periudha e sundimit tė dinastisė sė Glaukisė shėnon faqe tė rėndėsishme pėr historinė ilire. Shteti Ilir i Ultėsirės Bregdetare tė Adriatikut u bėri ballė synimeve hegjemoniste tė Maqedonisė dhe pushtimeve epirote, duke siguruar njė zhvillim tė hovshėm ekonomik e kulturor nė tė gjithė Ilirinė. Ekonomia qytetare gjatė pothuaj njė shekulli pėrjetoi njė lulėzim tė plotė. U ngritėn shumė qytete tė reja me arkitekturė urbane bashkėkohore dhe me mure mbrojtėse tė fuqishme. Arti e kultura morėn njė zhvillim tė paparė deri atėherė nė Iliri. Ndėr qytetet kryesore ilire qė morėn zhvillim janė Damastioni, Bylisi, Albanopoli, Dimali, Shkodra, Lisi, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj. Disa prej tyre prenė edhe monedhat e veta prej bronzi ose prej argjendi. Kėto qytete luajtØn rol tė rėndėsishėm jo vetėm nė ekonominė e kulturėn e vendit, por edhe nė historinė politike tė Ilirisė. Pėrfshirja e kolonive helene, Dyrrahu e Apolonia, nė shtetin ilir dhe pėrzirja e banorėve tė tyre me ilirėt, ndikuan nė rritjen e fuqisė ekonomike dhe nė zgjerimin e marrdhėnieve tregtare me tė gjitha krahinat e Ballkanit dhe jashtė tij.

3. Mbretėria e Ardianėve (231-168 p.K.)
Kjo mbretėri u formua nė shek.III p.K., pas dobėsimit tė pushtetit tė taulantėve. Mbretėria Ardiane pėrben bashkimin mė tė rėndėsishėm politik qė u formua nga ilirėt. Themeluess i saj ishte Agroni. Dinastia e tij mbretėroi gjatė viteve 231-168 p.K. Mbretėria Ardiane bashkoi nėn pushtetin e vet gjithė tokat ilire tė Veriut me ato qė u pėrkisnin mė parė enklejeve dhe taulantėve, duke shtrirė kufijtė shtetėrorė qė nga lumi Vjosa, nė jug, deri nė Dalmacinė e mesme, nė veri, dhe nė lindje qė nga trevat rreth liqenit tė Ohrit deri nė bashkimin e dy Drinave, nė Kukės. Kryeqytet i Mbretėrisė Ardiane u bė Shkodra. Nė kėtė kohė shteti ilir arriti organizimin mė tė larztė social-politik. Lindėn edhe njė sėrė qytetesh tė reja ilirie. Baza e shoqėrisė ilirie ishin qytetarėt e fshatarėt e lirė dhe skllevėrit. Fshati ilir tek ardianėt kishte njė numėr tė madh fshatarėsh tė shpronėsuar, tė cilėt ishin tė detyruar qe njė pjesė tė prodhimit t'ua dorėzonin zotėrve tė vet. Regjimi politik i shtetit ishte mbretėri  trashėgueshme. Drejtimi i mbretėrisė bėhej edhe me bashkėsundues ose me miqtė e mbretit. Fronin mbretėror kishin tė drejtė ta zinin edhe gratė. Qytetet kishin tė drejtėn e vetėqeverisjes sė tyre, brenda kuadrit tė shtetit ilir; nė krye tė tyre qėndronin polidinastėt, sundimtarėt e qyteteve. Nė kohėn e mbretit Gent pushteti i mbretit ishte i pakufizuar. Mbretėrisė Ardiane gjatė tri luftėrave kundėr sulmeve tė pushtusve romakė.

4. Lufta e Ardianėve kundėr pushtimit romak

1. Lufta e Parė Ilire-romake (229-228 p.K.)

Armë dhe pajisje luftarake ilire

Nė fillimet e Mbretėrisė Ardiane, shteti ilir arrit fuqizimin mė tė madh ushtarak, duke u bėrė njė forcė   shumė e madhe detare nė Adriatik. Mbreti Agron e rriti ushtrinė e tij dhe ndėrtoi flotėn detare mė tė madhe qė kishin pasur ndonjėherė mbretėrit e mėparshėm ilirė. Kjo  shtoi ndikimin politik tė Mbretėrisė Ilire nė Ballkan. Pas vdekjės sė Agronit fronin e mori Teuta, njė grua e vendosur qė tė vazhdonte politikėn e paraardhėsit tė saj pėr forcimin e shtetit ilir. Ajo mori masa ushtarake pėr ta bėrė shtetin ilir zotėrues tė anėdetjes sė Adriatikut. Pėr kėtė nė vitin 229 p.K. ushtritė ilire pushtuan Korkyrėn dhe qytetin mė tė pasur tė Epirit, Foiniken. Epirotėt u shkėputėn nga aleanca me grekėt dhe u lidhėn me shtetin ilir tė ardianėve. Fuqizimi i shtetit ilir vinte nė kundėrshtim me interesant e romakėve, fqinjėve perėndimorė. Nė kėto rrethana filloi Lufta e Parė Ilire-romake. Nė vitin 229 p.K. ushtritė romake me 200 anije u nisėn kundėr ilirėve. Demetėr Fari, komandant i Teutės, qė ndodhej nė Korkyrėn e pushtuar nga ilirėt, ia dorėzoi qytetin romakėve, tė cilėt mė pas pushtuan Apoloninė e Dyrrahun, duke kaluar nė veri kundėr Isės e Farit. Romakėt zunė pozitat kyēe tregtare e ushtarake tė Adriatikut. Duke mos qenė nė gjendje t'u bėjė ballė romakėve, Teuta u tėrhoq nė qytetin Rizon (Risani, nė gjirin e Kotorrit), duke kėrkuar paqe. Nė vitin 228 p.K. u bė paqja me romakėt, tė cilėt e ngushtuan sė tepėrmi shtetin ilir, duke kufizuar nga Neretva deri te qyteeti i Lisit. Si sundimtar i shtetit tė ardianėve u vendos Demetėr Fari. Dyrrahu e Apolonia u vunė nėn protektoratin romak. Ne kėtė humbje tė madhe me romakėt ndikun qėndrimi separatist i aristokracisė taulante dhe tradhtia e Demetėr Farit, i cili u dorėzoiromakėve edhe tė gjithė flotėn ilire. Fillimin e luftės sė romakėve kundėr ilirėve, historianėt romakė e shpjegojnė me piraterinė ilire dhe me sjelljen e keqe tė Teutės ndaj pėrfaqėsuesve romakė. Nė fakt ky ishte vetėm preteksti qė pėrdorėn romakėt pėr tė filluar luftėn, kurse shkaku i vėrtetė i pushtimeve romake ishin synimet hegjemoniste tė Romės nė atė kohė, kur ajo ishte kthyer nė njė nga shtetet mė tė fuqishme meshdhetare. Fuqizimi ekonomik ilir po dėmtonte interesat e tregtarėve dhe tė skllavopronarėve romakė. Prandaj edhe agresioni ushtarak romak u parapri nga masa ekonomike. Meqenėse monedhat prej argjendi tė Dyrrahut e tė Apolonisė kishin hyrė nė qarkullim edh nė tregjet romake, pėr tė ndaluar vėrshimin e tyre, romakėt vendosėn qė edhe ata tė prisnin monedhėn e tyre prej argjendi.

2. Lufta e Dytė Ilire-romake (219-218 p.K.)
Kjo luftė erdhi si kundėrvėnie e romakėve kundėr pėrpjekjeve qė bėnė ilirėt pėr tė rikėmbur shtetin e tyre dhe pėr ta shkėputur atė nga varėsia romake. Demetėr Fairi, pasi kishte plotėsuar ambicjet e tij pėr pushtet, filloi tØndiqte njė politikė tė pavarur, nė kundėrshtim me paqen e nėnshkruar me romakėt, nė vitin 228 p.K. Kjo gjė pajtohej edhe me intresat e vendeve fqinje. Demetri pėrfshiu pėrsėri nėn sundimin e tij tė gjithØterritorin e Mbretėrisė Ardiane, duke lidhur edhe aleancė me Maqedoninė. Sė bashku me tė, Demetėr Fari invadoi Peloponezin, kurse mė vonė me ushtrinė e vet mori disa nga qytetet qė Roma i kishte vėnė nėn varėsinė e saj, forcoi ushtrinė ilire dhe ripėrtriu flotėn detare. Ndėrkohė gjendja politike e brendshme nė mbretėri u dobėsua nga pėrēarja ndėrmjet drejtuesve tė shtetit ardian. Skerdiladidi, i cili qe bėrė bashkėsundimtar me Demetėr Farin, u bashkua me romakėt. Kjo gjendje e lehtėsoi senatin romak pėr tė ndėrhyrė pėrsėri ushtarakisht nė Iliri. Pas dy betejave qė u zhvillun nė qytetin e Dimalit dhe nė Far, romakėt e thyen Demetėr Farin, i cili u detyrua tė largohej nė Maqedoni. Kėshtu Mbretėria Ardiane, nė vitin 218 p.K., hyri pėrsėri nėn varėsinė e Romės, duke qnė e detyruar tė jepte tribut vjetor. Sundimtar i Mbretėrisė Ardiane u bė Skerdiladidi.

3. Lufta e Tretė Ilire-romake (168-167 p.K.)
Kjo luftė u parapri nga njė gjendje e vėshtirė politike e krijuar nė mbretėri. Skerdialdidi prishi aleancėn me Maqedoninė dhe u bashkua tėrėsisht mė romakėt. Filipi II i Maqedonisė, ndėrkohė thurrte plane pėr tė dalė nė brigjet e Adriatikut, prej nga mendonte tė hidhej nė Itali. Kėto synime filloi t'i realizonte me pushtime tė gjera nė Mbretėrinė Ardiane, duke u pėrpjekur tė bėhej edhe zot i Apolonisė. Kjo bėri qė ushtritė romake tė hidheshin pėrsėri nė Iliri, nė vitin 205 p.K., pėr tė mėnjuar rrezikun maqedonas. Lufta e gjatė romake-maqedonase, qė u zhvillua kryesisht nė truallin e Mbretėrisė Ardiane, e dobėsoi kėtė ekonomikisht e politikisht. Nė Iliri u forcuan grindjet ndėrmjet pėrkrahėsve tė Romės dhe pėrkrahėsve tė Maqedonisė dhe kjo shkaktoi pėrēarje. Nė vitin 181 p.K. nė krye tė Mbretėrisė Ardiane u vu Genti, i cili pėr tė rikėmbur mbretėrinė e tij, filloi tė ndiqte njė politikė antiromake, duke u bashkuar pėrsėri me Maqedoninė. Genti ndoqi njė politikė tė brendshme tė vendosur pėr tė bashkuar vendin e tij tė pėrēarė. Pėr kėtė mori masa pėr ngushtimin e pavarėsisė qė kishte aristokracia e qyteteve, duke forcuar kėshtu pushtetin qendror tė mbretėrisė. Me flotėn detare ilire filloi tė vinte pėrsėri nėn kontroll anėdetjen e Adriatikut. Pėr tė pėrballuar sulmet romake, nė vitin 171 p.K., u krijua koalicioni iliro-maqedonas-epirot, i cili nuk dha rezultat, meqė Perseu, mbreti Maqedonasė, nuk i mbajti premtimet e dhėna. genti lidhi aleancė edhe me Mbretėrinė Dardane. Senati romak veproi me ashpėrsinė mė tØmadhe kundėr politikės sė pavarur tė Gentit. Njė ushtri e madhe romake zbarkoi nė vitin 168 p.K. nė brigjet e Ilirisė dhe rrethoi kryeqendrėn e mbretėrisė, Shkodrėn. Politika romake "pėrēa e sundo" bėri qė shumė qytete e krahina ilire tė mos i shkonin nė ndihmė Gentit. I ndodhur nė gjendje tė vėshtirė, Genti i kėrkoi armėpushim pretorit romak Luc Anicit. Pas bisedimeve qė duket se patėn pėrfundime paqėsore, romakėt me pabesi e burgosėn Gentin dhe familjen e tij dhe pushtuan Shkodrėn. Kjo shėnoi edhe rėnien pėrfundimtare tė Mbretėrisė Ardiane, nė vitin 167 p.K. Me kėtė lufØte sė Shkodrės, nė territorin e Mbretėrisė sė mundur Ardiane u krijua njė njėsi e re politike, Federata e Dalmatėve, qė e kishte qendrėn nė pjesėn veriore tė mbretėrisė. Kjo federatė u krijua nė shek.II p.K., duke zgjeruar seundimin e vet deri nė kufi me liburbnėt, nė veri, dhe daorsėt, nė jug. Dalmatėt vazhduan luftėn kundėr zgjerimit tė pushtimeve romake nė Iliri deri nė shek. I p.K.

5. Shteti i Epirit

1. Mbretėria e Molosėve (shek. V-IV.p.K
Shteti i Epirit ndodhej nė jug tė shttit tė ardianėve. Ai shtrihej nga lumi Vjosa deri nė gjirin e Ambrakisė dhe nga deti Jon deri nė malet  Pindit. Popullsia e kėtij shteti ishte ilire, prandaj edhe shkrimtarėt grekė i quajnė epirotėt "barbarė", sipas traditės sė kohės antike, kur tė gjithė popujve jogrekė u vihej ky epitet. Nė Epir jetonin 14 fise tė mėdha me shumė fise tė tjera mė tė vogla. Fiset kryesore ishin molosėt, kaonėt e thesprotėt. Organizimi shtetėror i Epirit filloi qė nė shek.V p.K. Mbreti i parė epirot qė njohim, ėshtė Admeti, mbret molos. Mbretėria Molose krijoi njė oraganizim politik e ushtarak mė tė fuqishėm se tė tjerėt. Kjo i dha mundėsi asaj tė njihej nė Ballkan si shtet i fortė nė qendėr tė Epirit, aq sa nė fundin  e shek.V p.K. Separta e Athina bėnė pėrpjekje tė mėdha qė secila tė kishte pėrkrahjen e shtetit molos. Tharypa, mbret molos (42-85 p.K.), i edukuar qė nė moshė tė re nė shkollat e Athinėrs, ndėrmori njė sėrė reformash, duke pėrsosur organizimin e mbretėrisė sė tij. Me kėto reforma ai pėrshpejtoi njėkohėsisht ndikimet greke nė Epir. Forcimi i organizimit shtetėrorė i dha mundėsi Mbretėrisė Molose tė zgjeronte kufijtė e vet. Edhe pasardhėsit e Tharypės, Alketa dhe Neoptolemi, qė sunduan nė nė gjysmėn e parė tė shek.IV p.K., e vazhduan politikėn e zgjerimit tė territorėve shtetėrore. Prandaj nė shkrimet e vjetra, Alketa pėrmendet si "sundimtari mė i lartė i Epirit". Kjo bėri qė molosėt tė viheshin nė krye tė bashkimit tė parė politik tė epirotėve, me krijimin e Lidhjes Molose, nė fillimet e shk.IV p.K.

2. Lidhja Molose (shek. IV- 0 p.K
Lidhja Molose kishte karakter federativ monarkik. Nė tė merrnin pjesė disa fise epirote, nė krye tė tė cilave qendronin molosėt. Ēdo fis merrte pjesė nė qeverisjen e shtetit me anė tė pėrfaqėsuesve tė zgjedhur prej tij. Nė krye tė shtetit qėndronte mbreti, qė vinte nga dinastia molose e Ajakidėve. Ai kishte pushtet tė trashėgueshėm. Mbreti ishte edhe komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė. Pas mbretit qėndronte prostati, i cili ishte mbrojtės i ligjeve tė vendit dhe i interesave tė atyre qė e kishin zgjedhur, duke kufizuar pushtetin mbretėror. Pėrkrah tij vinte sekretari. Tė dy kėta fuksionarė tė lartė tė shtetit zgjedheshin ēdo vit nga Kuvendi i Popullit, i cili pėrgadiste ligje e vendime. Lidhja Molose e vazhdoi politikėn e zgjerimit tė kufijve tė vet. Nė mesin e shek. IV p.K., nėn varėsinė e saj u vunė tokat e koinonit tė thesprotėve e tė kaonėve. Me kėtė molosėt siguruan daljen nė detin Jon. Lidhja Molose krijoi njė aleancė tė qėndrueshme me Filipin II tė Maqedonisė, kur kjo ishte kthyer nė njė mbretėri kryesore nė Ballkan. Nė vitin 4 p.K., me kėrkesėn e Tarantit (Taranto), mbreti molos Aleksandėr kaloi nė Italinė e Jugut pėr tė mbrojtur kolonitė helene qė po kėrsėnoheshin nga fiset italike. Nė fillim ushtria e tij pushtoi Apuljen, Heraklenė e qytete tė tjera. Fitoret ushtarake tė epirotėve i detyruan shumė qytete italike, madje edhe Romėn, tė lidhnin marrėveshje me Aleksandrin. Por pas disa vjetėsh fiset italike, me forca tė mėdha tė bashkuara, i thyen epirotėt nė luftėn e zhvilluar nė afėrsi tė Kozencės nė vitet 1-0 p.K.

3. Symahia (330-233 p.K.)
Pas dėshtimit tė ALeksandrit nė Itali, nė shtetin e Epirit shpėrthyengrindje tė brendshme politike, qė ēuan nė prishjen e marrdhėnieve tė mira me Maqedoninė. Nė njė gjendje tė tillė u kriju symahia (aleanca) epirote, e cila zgjati nga viti 0 deri nė vitin 2 p.K. Symahia u krijua nga bashkimi i shtetit tė molosėve me aleatėt e vet. Shteti epirot e ruajti karakterin federativ me bazė monarkike, por ndryshoi baza juridike e tij, e cila dobėsoi pushtetin e sundimtarėve molosė. Ēdo bashkėsi fisi qė bėnte pjesė nė symahi, kishte tė drejta tė barabarta me tė gjithė pjesėmarrėsit e tjerė. Ēdo krahinė merrte pjesė nė qeverisjen e pėrgjithshme tė vendit me pėrfaqėsuesit e saj. Symahia i vuri bazat kushtetuese krijimit tė njė shteti tė vetėm epirot. Pėr rreth 0 vjet symahia pėrjetoi njė periudhė tarazirash politike, nga lufta qė bėnin pretendentėt pėr fronin mbretėror. Nė vitin 297 p.K. nė krye tė shtetit tė Epirit erdhi Pirroja. Ai me vendosmėri arriti plotfuqishėm ushtarak. Kėto masa e forcuan shtetin e Epirit si nga ana e organizatave, ashtu edhe nga ajo ushtarake. Gjatė sundimit tė Pirros (297-272 p.K.) Epiri zhvilloi njė politikė tė pavarur dhe vendosi marrėdhėnie diplomatike me shtete tė fuqishme tė kohės. Epiri njohu njė lulėzim tØjetės qytetare, me njė veprimtari tė dendur ndėrtimesh nė qendrat e vjetra dhe me ngritjen e qyteteve tė reja. Pirroja, me anė luftėrash e pushtimesh, i zgjeroi kufijtė e shtetit tė Epirit nė kurriz tė shteteve fqinje. Nė veri pushtoi tokat ilire deri te lumi Shkumbin, nė lindje tokat deri nė Vardar, kurse nė jug pushtoi tokat e Greqisė deri nė Kroint. Me kėrkesėn e qytetit Tarant nė vitin 280 p.K. Pirroja zbarkoi me njė ushtri tė madhe Italinė e Jugut. Nė luftėrat qė zhvilloi, i theu keqas romakėt, por edhe epirotėt pėsuan humbje tė mėdha. Pas disa fitoreve qė arriti edhe nė Sicili dhe pas humbjes qė pėsoi nė vitin 27 p.K., u kthye nė Epir, ku pėrsėri nuk ndenji qetė. Me ushtrinė e tij hyri nė Greqi, por u vra gjatė luftės qė zhvilloi mė 272 p.K. nė qytetin Argo, nė gjirin e Korintit. Pas kėsaj Epiri u pėrfshi pėrsėri nė grindje tė brendshme dhe kjo ēoi nė ngushtimin e kufijeve tė shtetit. Nė vitin 24 p.K. Epiri u shndėrrua nė republikė tė federuar tė quajtur Lidhja Epirote, me kryeqytet Foiniken (Finiqi, afėr Sarandės). Shteti epirot nga pushtuesit romakė nė vitin 167 p.K. Romakėt kthyen nė robėr 150 000 epirotė dhe shkatėrruan 70 qytete tė tyre, duke grabitur tėrė arin e argjendin qė kishin banorėt.

6. MBRETËRIA DARDANE

1. Krijimi i Mbretėrisė Dardane
Nė shek.IV p.K. u krijua Mbretėria Dardane, e cila shtrihej nė territorin e Kosovės sė sotme e tė krahinave tė tjera pėrreth. Kufijtė e saj shkonin nė veri deri t qyteti i Nishit, kurse nė jug deri nė Kukės dhe nė rrjedhėn e sipėrme tė Vardarit. Mbreti i parė dardan qė njohim, ėshtė Longari. Pas tij erdhėn mbretėrit Bato dhe Monun. Rolin kryesor nė mbretėri e luajti fisi dardanėve. Nė kėtė mbretėri bėnin pjesė edhe fise tė tjera, ndėr tė cilat njohin galabrėt dhe thunatėt. Dardania ishte e njohur nė botėn e lashtė pėr tokat e saj tė gjera e pjellore, pėr punimin e arit dhe pėr pėrpunimin e produkteve blegtore. I Njohur ka qenė veēanėrisht djathi dardan. Shoqėria ilire e dardanėve mbėshtetej nė sistemin sklavvopronar. Shkrimtarėt antikė tregojnė se dardanėt kishin kaq shumė skllevėr, sa vetėm njėri prej tyre mund tė kishte deri nė 1000 veta e ndoshta edhe mė shumė. Secili nga kėta skllevėr punonte tokėn. Nė kohė lufte sklleverit merrnin pjesė nė ushtri, duke pasur si prijės pronarin e tyre. Mbretėria Dardane kishte krijuar njė ushtri tė fuqishme dhe tė organizuar shumė mirė. Veēori e luftėtarėve dardanė ishte se ata hidheshin tė gjtihė sė bashku nė sulm dhe po kėshtu sė bashku tėrhiqėshin me radhė tė shtrėnguara, duke mos lėnė nė sheshin e luftės as tė plgosurit e tyre. Forca e kėsaj ushtrie u tregua sidomos nė shek.III p.K., kur dardanėt qenė nė gjendje tė mbroheshin nga dynjet e fuqishme tė keltėve, tė cilėt zbritėn nga Evropa Qendrore. Madje dardanėt treguan gatishmėrinė tė ndihmonin edhe Maqedoninė, qė tė pėrballonte kėto sulme. Siē dėshmojnė shkrimtarėt e lashtė, historia e Mbretėrisė Dardane ėshtė mbushur me luftėra tė pandėrprera kundėr Maqedonisė dhe mė vonė kundėr romakėve. Me Mbretėrinė Ardiane, dardanėt mbajtėn marrėdhėnie miqėsore, por patėn edhe konflikte, tė shtyrė nga aristokracia skllavpopronare, qė luftonte pėr interesa tė ngushta, dhe kjo pati pasoja shumė tė rėnda ekonomike e politike si pėr ardianėt, ashtu edhe pėr dardanėt. Nė mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritė dardane u pėrpoqėn tė shtrinin kufijtė e tyre deri nė brigjet e Adriatikut, duke shfrytėzuar faktin qė ushtritė ardiane tė mbretėreshės Teuta ndodheshin nė Epir. Ky operacioni ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanėt u detyruan tė lėshonin tokat e pushtuara e tė ktheheshin nė kifijtė e mėparshėm. Pas kėsaj Longari i drejtoi uishtritė e tij nė jug dhe pushtoi tokat e Mbretėrisė Paione, qė ndodheshin nė veri tė kufijv tė Maqedonisė.

2. Luftėrat e dardanėve kundėr maqedonasve
Rreth vitit 21 p.K. luftimet ndėrmjet dardanėve dhe maqedonasve morėn pėrmasa tė gjera, aq sa mbeti i vrarė nė betejė edh mbreti maqedonas Demetri II. Pas vdekjes sė tij, dardanėt i shpeshtuan sulmet nė ;aqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi tė largoheshin nga mbretėria e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V ndodhej nė luftė me grekėt, nė vitin 219 p.K., dardanėt vėrshuan pėrsėri kundėr Maqedonisė. Ishtritė maqedonase u detyruan tė ktheheshin nė trojet e tyre dhe pėr tė pėrforcuar kufijtė veriorė pushtuan qytetin mė tė madh tė Paionisė, Bylazorėn (Velesi). Nė vitin 216 p.K. ushtritė dardane ndėrmorėn njė operacion tė fuqishėm ushtarak kundėr Maqedonisė, duke zėnė 20 000 robėr. Ata zbritėn deri nė fushėn e Argos, nė brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatė u ndoq nga kundėrsulme tė reja qė bėri Filipi V kundėr dardanėve, duke u shkaktuar atyre humbje tė rėnda nė ushtri. Nė vitin 200 p.K. mbretėrit dardanė Longar e Bato, sė bashku me ardianėt e mbretėr tė tjerė, lidhėn aleancė me romakėt kundėr Maqedonisė. Kjo i shtyu dardanėt tė ndėrmerrnin sulme tė rrreja nė jug tė kufirit tė tyre. Dardanėt nuk i pushuan luftėrat pėr tė ēliruar tokat qė ndodheshin nė jug tė mbretėrisė sė tyre, toka qė dikur i pėrkisnin Mbretėrisė Paione dhe qė i mbante tė pushtuara Maqedonia, duk u mbyllur kėshtu atyre rrugėt tregtare qė i lidhnin me krahinat jugore tė Ballkanit. Duke mos qenė nė gjendje tė ndėrprisnin sulmet dardane, maqedonasit bėnė marrėveshje me fiset klte tė bastarnėve dhe tė vendoseshin vetė nė tokat e tyre. Kjo gjė nuk u arrit. Dardanėt i thyen ushtritė klte dhe ēliruan tokat qė ata kishin pushtuar. Edhe pasi u shkatėrruan Mbretėria Ardiane dhe ajo e Maqedonisė. Dardania vazhdoi tė ishte ende e lirė, ndonėse nga aleanca me romakėt dardanėt nuk arritėn pėrfitimet e dėshiruara. Romakėt nuk u dhanė tokat e Paionisė, por vetėm tė drejtėn pėr tė tregtuar kripė.

3. Luftėrat e dardanėve kundėr romakėve
Luftėrat e dardanėvekundėr romakėve pėr shumė vjet me ashpėrsi shumė tė madhe, nė rrethanat kur senati romak synonte tė shtrinte pushtimet e tij nė tė gjitha tokat ilire dhe tė arrinte deri nė Danud. Edhe pas shqetėsimeve qė u shkaktoi rifillimi i sulmeve kelte, dardanėt i vazhduan inkursionet e tyre kundėr Maqedonisė,  cila ishte kthyer tashmė nė provincė romake. Dardania u bė pengesė serioze pėr shumė vjet me radhė pėr ushtritė pushtuese romake, tė cilat nuk hiqnin dorė nga synimet e tyre. Megjithkėtė nė vitin 97 p.K. romakėt arritėn tė vinin nėn varėsi tė pėrkohshme dardanėt dhe fise tė tjera fqinje, tė cilat mė vonė i ripėrtrinė forcat dhe u shkaktuan humbje tė rėnda romakėve. Aq tė vėshtira ishin kėto luftėra pėr romakėt, sa kur konsulli romak Kurioni pėrgaditej me 5 legjione tė nisej nė luftė kundėr Dardanisė, njėri nga kėto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t'i bindej komandantit tė vet tė shkonte nė kėtė luftė qė ushtarėt e quanin tė rrezikshme. Romakėt i krahasonin dardanėt me kuēedrėn e Lernės, e cila, edhe kur ia prisnin tė gjitha kokat qė kishte, i ringjallte pėrsėri. Me kėtė krahasim ata shprehnin qėndrueshmėrinė e madhe tė dardanėve ndaj kundėrshtarit. Pas luftėrave tė gjata me romakėt, nga fundi i shek.I p.K dardanėt e humbėn pavarėsinė e tyre dhe hynė nėn varėsinė e plotė tė Romės.

7. Arti dhe Kultura Paganizmi

1. Arti ilir nė prehistori

Enë ilire

Gjatė periudhės sė prehistoris, ilirėt kishin tėzhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimit me figura gjeometrike tė objekteve qė ata pėrdornin. Arti figurativ ka qenė pak i zhvilluar. Arti dekorativ ilir ka pasur qėllim estetik (zbukurues) dhe botėkuptimor. Ai shėrbente pėr hijeshimin e objekteve tė pėrdorimit praktik dhe pėr zbukurimin e veshjes. Disa nga motivet gjeometrike kanė kuptim botėkuptimor, sepse janė tė lidhura me kultet e kohės. Motivet gjeometrike qė zbukuronin qeramikėn punoheshin me tekniken e gėrvishjes dhe tė mbushjes sė figurave me ngjyrė tė bardhė. Nė disa treva ilire praktikohej edhe pikturimi i qeramikės. Figurat gjeometrike mė tė pėlqyeshme kanė qenė trekėndėshi dhe rombi, vijat zigzage, tufat e vijave dhe mė rrallė rrethi. Trekėndėshi dhe rombi janė tė lidhura me kulte matriarkale, kurse rrethi dhe kryqi i thyer pėrfaqėsojnė diellin. Parimet estetike tė zbatimit tė artit dekorativ ilir janė simetria dhe harmonia e kompozimit tė motive, pėrshtatja e kompozimit me formėn e objektit dhe hijeshimi i pjesėve mė tė dukshme tė sendeve. Ky art shquhet pėr saktėsinė e zbatimit tė motiveve, qė, sė bashku me parimet e tij bazė, i kanė dhėnė artit deokrativ ilir njė bukuri tė veēantė, shumė tė pėlqyeshme edhe pėr artėdashėsit e kohėve tona. Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht nė punimin me baltė ose nė bronz tė figurave tė kafshėve, tė shpendėve e mė rrallė tė njerėzve, tė cilėt kishin me kultet fetare.

2. Arti ilir nė periudhėn qytetare
Nė periudhėn qytetare ilire (shek.V- II p.K.) arti figurativ u zhvillua nė njė drejtim tė ri mė tė lartė, me teknikė bashkėkohore. U shfaq skulptura ilire prej guri, me shtatore e portrete, e cila paraqiste figura njerėzish me veshje ilire tek ilirėt. Modelet mė tė mira tė kėsaj skulpture janė zbuluar nė trevat e fiseve ilire tė amanetėve, bylinėve, taulantėve, japodėve e liburnėve. Pėrhapje tė gjerė mori nė tė gjithė Ilirinė arti i punimit tė terrakotave prej balte (figurina tė vogla, tė punuara kryesisht me kallėpe), tė cilat paraqesin zakonisht kultet e kohės. Kėto terrakota shpeshherė i gjejmė tė punuara me frymėzim vendės. Edhe arti dekorativ mori njė zhvillim tė ri, ndonėse u pėrdor mė rrallė. Ai u shtri kryesisht nė artizanatin ilir. Shfaqjet mė tė arrira i gjejmė nė punimin e enėve prej balte ose prej bronzi dhe nė pafat metalike tė brezit. Nė shek.III-II p.K. ndeshim amfora, kupa dhe enė kozmetike tė zbukuruara nė reliev me tema mitologjike, erotike ose bimore. Punimet mė tė njohura janė pafta e brezit e shek.III p.K. e Selcės sė Poshtme (Pogradec), ku paraqiten skena luftėrash, figura shpendėsh e kafshėsh, po kėshtu edhe paftat e Gostilit (nė Malin e Zi) nė veri tė liqenit tė Shkodrės. Arti dekorativ zbatohet nė kėtė kohė edhe nė arkitekturė, sidomos nė varret monumentale.

3. Kultura e ilirėve
Kultura e ilirėve karakterizohet pėr lashtėsinė e traditave tė saj dhe pėr veēoritė etnike qė ka. Ajo arriti lulėzimin e parė tė saj gjatė shek. VIII-V p.K., kur njė sėrė objektesh morėn forma tė pėrkthyera, tipike ilire, me njė art dekorativ tė formuar, qė e dallon atė nga popujt fqinjė. Kjo kulturė u formua nė sajė tė marrėdhėnieve ekonomike e politike ndėrkrahinore ilire, nė kushtet e fuqizimit tė artizanatit vendės dhe tė kėmbimeve tregtare e kulturore me popujt fqinjė. Nė bazėn e kulturės ilire qėndron niveli i lartė i punimit tė qeramikės dhe veēanėrisht i punimit tė objekteve prej argjendi e prej ari, veēanėrisht nė Dardani. Ilirėt pėrdornin forma tė ndryshme enėsh tryeze, enė pėr mbajtjen e ruajtjen e ushqimeve dhe enė rituale. Karakteristike pėr ilirėt janė enėt me dy vegla tė ngritura lart mbi buzė, qė pėrdoreshin pėr tė pirė. Objektet metalike mė tė shumta ishin ato qė pėrdorėshin pėr veshjen dhe zbukurimin e trupit, tė punuara prej hekuri, bronzi, argjendi e mė rrallė prej ari. Me shumicė punoheshin armėt e sulmit e tė mbrojtjes, kryesisht prej hekuri. Ndėr to ka forma qė janė tipike ilire, siē janė hanxhari me kurriz tė pėrkulur dhe pėrkrenarja ilire. Po kėshtu tė ndryshme janė edhe veglat e punės prej hekuri. Gjatė shek. V-II p.K. kultura ilire arriti njė nivel tė ri lulėzimi, me zhvillimin e kulturės qytetare. Karakteristikė dhe meritė e ilirėve ėshtė se ata nuk qėndruan tė izoluar vetėm me kulturėn e tyre tradicionale, por ditėn tė huazonin ēdo gjė pėrparimtare, bashkėkohore, si nė ekonomi, nė organizimin politik, ahtu edhe nė fushėn kulturore. Zhvillimi i kulturės qytetare u shoqėrua me pėrhapjen e ndikimit helen nė Iliri, ashtu si nė tė gjithė Mesdheun. Njė sėre qendrash prehistorike u kthyen nė qytete dhe pėrkrah tyre lindėn shumė qytete tė reja. Kėto qytete ishin tė rrethuara me mure tė fuqishme mbrojtėse, tė pajisura me porta e kulla tė shumta. Arkitektura qytetare ilire u ngrit sipas shembullit tė qyteteve bashkėkohore tė Greqisė, qė nė ate kohė u pėrhap nė gjithė pellgun e Mesdheut. Banesat njė-e dykatėshe ishin tė ngritura me gur tė punuar, me panimetri tė njėjtė me banesat helene. Qytetet u pajisėn me teatro, tempuj, stadiume e gjimnate. Vetėm teatri i Bylisit, i ngritur nė shek.III p.K., zinte 9000 shikues. Pjesė e jetės sė kulturuar ishin edhe shėtitoret e portikėt ku njerėzit, veēanėrisht aristrokraciam, duke shėtitur, zhvillonin biseda shoqėrore, filozofike e politike. Nė kėto vende, gjatė shėtitjes, jepeshin edhe mėsime. Monumente tė kėtilla kulturore janė zbuluar nė gėrmimet erkeologjike nė Bylis e nė Nikaja tė Fierit si dhe nė Dimal (nė rrethin e Beratit). Nė Bylis, pranė teatrit ishte ndėrtuar stadiumi, gjimnazi dhe shėtitorja. Njė teatėr ėshtė zbuluar nė Nikaja, kurse nė Amantie (Plloēa e Vlorės) ėshtė zbuluar njė stadium. Krahas teatrit, muzikės dhe gjimnastikės, u zhvillua edhe letėrsia. Edhe pse nuk kemi tzė trashėguara vepra tė kėtilla, kjo nėnkuptohet nga vetė niveli kulturor i qyteteve ilire. Siē mėsojmė nga historiani grek Plutarku, Pirroja i Epirit shkroi libra pėr artin ushtarak. Rritja e tregtisė me qendrat helene bėri qė tė pėrlqeheshin objektet e prodhuara prej atyre, dhe kjo e detyroi artizanatin ilir t'u pėrshtatej kėrkesave tė tregut dhe tė prodhonte kryesisht objekte me forma helene. Megjithatė, traditat ilire nė artizanat u ruajtėn nė shumė krahina ilire, sidomos nė punishet dardane. Pėrhapje tė gjerė mori gjuha greke, e cila pėrdorej si gjuhė tregtare dhe zyrtare. Megjithėse ilirėt, ashtu si shumė popuj tė tjerė evropianė, nuk kanė lėnė tė shkruar gjuhėn e tyre, gjuha ilire mbeti e gjallė. Pėr kėtė dėshmojnė mbishkrimet e zbuluara, tė cilat japin rreth 1000 fjalė ilire, tė shkruara me alfabetin grek ose latin. Kėto fjalė paraqesin emra ilirė tė njerėzve,  tė fiseve, tė perėndive, tė lumenjve, tė qyteteve etj. Gjuha ilire ėshtė gjuhė indo- evropiane dhe ka elemente tė pėrbashkėta me trakishten. Si degė e ilirishtes njihet mesapishtja e shkruar e Italisė sė Jugut. Nga kjo gjuhė janė ruajtur400 mbishkrime tė shkruara me njė alfabet tė veēantė. Pėr njė jetė tė kulturuar tė ilirėve dėshmojnė edhe shkrimtarėt e jashtėm grekė, sipas tė cilėve ilirėt bėnin njė jetė shumė tė hijshme, e donin jetėn shoqėrore dhe ishin shumė tė drejtė e mikpritės.

4. Paganizmi
Paganizmi ėshtė besimi nė shumė perėndi. Ėshtė forma mė e lashtė e besimit qė kishin njerėzit. Njė pėrhapje tė gjerė tek ilirėt pati kulti i Diellit, qė simbolizohej nė formėn e rrethit, tė kryqit tė thyer, tė spirales etj. Kultin e Diellit e ruajtėn edhe banorėt e Apolonisė. Mjaft i pėrhapur ka qenė edhe kulti i gjarprit. Atė e konsideronin mbrojtės tė luftėtarėve dhe mbrojtės tė tė vdekurve; kurse nė mitologjinė e lashtė, gjarpri lidhet edhe me emrin e ilirėve. Nėn ndikimin grek, nė besimet ilire u futėn edhe kultet e perėndive greke, si Zeusi, perėndia e gjithėsisė, Poseidoni, zot i deteve, Armisi, perėndia e blegtorisė etj.

8. Iliria nėn perandorinė Romake

1. Politika e pushtuesve romakė nė Iliri
Nė vitin 167 p.K. pas pushtimit tė Shkodrės, senati romak shpalli se ilirėt do tė ishin tė lirė, se ata qė u bashkuan me romakėt nė luftėn kundėr Gentit do tė pėrjashtoheshin nga taksat, kurse tė tjerėt do tė paguanin gjysmėn e taksave. Pas kėsaj romakėt e ndanė Ilirinė nė disa njėsi administrative. Tokat ilire nė veri tė lumir Mat deri nė Danub u pėrfshinė nė Provincėn e Ilirikut, kurse tokat nė jug tė Matit u pėrfshhinė deri nė Provincėn e Maqedonisė. Nė shek.IV pasuan ndarje tė tjera. Iliria e Jugut u nda nė 4 provinca: Prevali (me qendėr Shkodrėn), Dardania (me qendėr Shkupin), Epiri i Ri (me qendėr Durrėsin) dhe Epiri i Vjetėr (me qendėr Nikopojėn).
Liria e premtuar nga romakėt nuk ishte tjetėr veēse fillimi i nėnshtrimit tė plotė ushtarak tė Ilirisė. Ndarjet administrative qė u bėnė dhe njė sėrė masash tė tjera ekonomike e politike dėshmojnė see romakėt qė nė fillim u pėrpoqėn me ēdo mėnyrė tė pengonin ribashkimin e tokave ilire. Ilirėve nuk u lejohej tė mbanin flotė detare ose tė ndėrtonin anije. Ashtu si nė Maqedoninė e pushtuar, edhe nė Iliri asnjėrit nuk i lejohej tė tregonte ose tė martohej pėrtej krahinės ku jetonte. Mbledhjet popullore mund tė bėheshin vetėm brenda ēdo krahine. Shtypja dhe shfytėzimi romak erdhi duke u shtuar. Njė pjesė e banorėve u shpėrngulėn nga trojet e tyre. Shumė banorė u kthyen nė skllevėr. Taksat erdhėn duke u rritur.

2. Kryengritjet ilire
Pesha e rėndė e pushtimit dhe e shfrytėzimit bėri qė ilirėt tė ngriteshin herė pas here nė kryengritje, tė cilat u shtypėn mizorisht nga romakėt. Nė vitin 50. p.K., ngritėn pirustėt, dalmatėt dhe mė vonė parthinėt. Por kryengritja mė e fuqishme ilire ėshtė ajo qė shpėrtheu nė vitin 6 e qė vazhdoi  vjet. Nė kryengritje morėn pjesė panonėt, dalmatėt, pirustėt, desidiatėt e shumė fise tė tjera. Kryengritėsit krijuan njė ushtri tė madhe e pėrbėrė prej 200 000 kėmbėsorėsh e 9000 kalorėsish. Drejtimi i pėrgjithshėm iu ngarkua dy udhėheqėsve, Batos dhe Pinit. Komandantėt e kryengritjes ishin shumė tė guximshėm e tė stėrvitur mjaft mirė. Zemėrimi i kryengritėsve u drejtua veēanėrisht kundėr ushtarėve, tregtarėve dhe qytarėve romakė qė ishin vendosur nė Iliri, njė pjesė e madhe e tė cilėve u vranė. Kjo ngjalli tmerr te romakėt. Perandori shpalli nė senatin romak se, po tė mos merreshin masa tė shpejta, pėr 10 ditė armiku do tė hynte brenda nė Romė. Nė dy vjetėt e parė kryengritėsit e ruajtėn pėrparėsinė ushtarake mbi romakėt, por mė pas fiset panone u pėrēanė. Batoja i tradhtoi kryengritėsit prandaj ata e kapėn dhe e vranė. Pini, udhėheqėsi tjetėr i kryengritėsve, u dorėzua te romakėt. Kryengritjen e vazhduan dalmatėt, desidiatėt dhe pirustėt. Kryengritėsit treguan shkathtėsi e vendosmėri tė veēantė. Nė raste rrethimi, pėr tė mos u dorėzuar, ilirėt udhėheqėshin me rrėnjė e barishte, kurse gratė e qyteteve Metul e Arduba, qė tė mos u dorėzoheshin romakėve pushtues, u hodhėn nė zjarr bashkė me fėmijėt e tyre ose u mbytėn nė lumė. Lufta qė bėnė romakėt pėr tė shuar kėtė kryengritje tė madhe u quajt atė kohė si lufta mė e tmerrshme qė bėnė romakėt jashtė iItalisė. Pas shtypjes sė kryengritjes, nė vitin 9 qendresa ilire mori forma tė reja. Pėrhapje tė madhe nė tokat e pushtuara ilire mori lėvizja e kaēakėve, tė cilėt sulmonin tregtarėt dhe ushtrinė romake. Janė shumė tė njohur nė histori kaēakėt dardanė e dalmatė, tė cilėt u shtuan nė njė numėr tepėr tė madh.

3. Ndryshimet nė jetėn qytetare

Amfiteatri i Durrësit

Tė gjitha kėto luftėra nė Iliri u shoqėruan me shkatėrrime tė mėdha dhe rėnie ekonomike. Gjendja u keqėsua edhe mė shumė nga masat kufizuese qė morėn romakėt. Nė tėrė shtrirjen e ilirėve u pakėsua shumė numri i qyteteve. Disa u shkatėrruan, tė tjera u kthyen nė fshatra ose nė qendra garnizohesh ushtarake. Jeta qytetare u kufizua nė njė numėr tė pakėt qytetesh. Qytetet qė u ruajtėn morėn organizim social.politik romak dhe mbėshteteshin nė rritjen e shfrytėzimit skllavopronar. Ato qytete qė morėn statusin e kolonisė, si Shkodra, Dyrrahu, Bylisi, Butrinti et., patėn njė hov tė ri zhvillimi. Ngritje patėn edhe municipet, qytete tė vogla me pavarėsi tė kufizuar, si Ulpiana afėr Prishtinės. Pėr shkak tė interesave tregtare e ushtarake romake, njė shtrirje tė madhe mori rrjeti rrugor. Shumė e njohur nė botėn antike u bė Via (rruga) Egnatia, e cila lishte Dyrrahun e Apoloninė me Kostandinopojėn. Nė qytet morėn njė lulėzim tė ri skulptura, mozaikėt, ndėrtimi i godinave zyrtare dhe i atyre argėtuese. Nė Apoloni u ngritėn odeoni, biblioteka dhe selia e kėshillit tė qytetit. Durrėsi, me zhvillimin qė mori, u quajt taverna e Adriatikut. Aty u ngrit edhe amfiteatri, ku bėheshin pėrleshje tė gladiatorėve. Ndėrtime tė reja u bėnė nė Butrint, nė Shkup etj. Nė fshat gjendja u keqėsua pa masė. Tokat mė tė mira u shpronėsuan dhe iu dhanė nė pronėsi kolonėve dhe veteranėve romakė, tė cilėt krijuan latifundet. Gjatė periudhės romakė u ndie ndikimi i artit e i kulturės romake si dhe i gjuhės Latine. Nė shek.III-IV nė Perandorinė Romake shpėrtheu kriza social- ekonomike e politike dhe nė vitin 95 Perandoria u nda nė dy pjesė, nė Lindore e nė Perėndimore. Qė nė periudhėn e krizės ekonomike romake, nė trevat ilire filloi njė ripėrtėritje e traditave etnike ilire nė qytete e nė fshatra. Efektet romanizuese tė pushtimit nuk arritėn tė shuanin traditat etnike vendėse,  meqenėse ilirėt kishin njė nivel tė lartė kulturor dhe luftėrat e vazhdueshme kundėr pushtuesve e forcuan edhe mė shumė ruajtjen e traditave vendėse nė gjuhė e nė kulturė. Krijimi i bashkėsive tė lira fshatare ilire qė nė shek.III-IV, i dha nė njė hov tė ri ripėrsėritjes sė trashėgimisė kulturore. Pas dhėnies sė qytetarisė romake tė gjithė banorėve tė lirė tė Perandorisė romake (viti 212), ilirėt filluan tė luanin rol tė rėndėsishėm nė ekonomi, nė administratė e nė ushtri, aq sa disa komandantė ilirė u shpallėn perandorė tė tė gjithė shtetit romak. Gjatė shek.III-IV njihen si perandorė romakė me prejardhje ilire Kaludi II, Aureliani, Deci. Ndėr perandorėt romakė mė tė mėdhenj ilirė janė Diokleciani dhe Konstandini i Madh.

Vazhdon së shpejti, Ekskluzivisht në faqen e Kosovës së lirë

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë