links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Histori/Histori e popullit shqiptarë

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Përmbajtja:
HISTORIA E LASHTĖ – KREU I
HISTORIA E LASHTĖ – KREU II
HISTORIA E LASHTĖ – KREU III
HISTORIA E LASHTĖ – KREU III-ii

HISTORIA E LASHTĖ – KREU I

Paraardhėsit e Shqiptarėve......1. Banorėt e hershem tė vendit tonė!

1. Banorėt e tejlashtė tė vendit tonė dhe mėnyra e tyre e jetesės
Trualli i banuar sot nga shqiptarėt filloi tė popullohej shumė herėt, qė nė epokėn e paleolitit (gurit tė vjtėr), mbi 100 000 vjet mė parė. Nė fillim u banuan to zona qė ishin nė kushte gjeiografike mė tė pėrshtatshme. Nė Shqipėri, banimet mė tė hershme janė vėrtetuar nė shpellėn e Gajtanit (Shkodėr), nė Konipsol, nė malin e Dajtit dhe nė vendbanimin e Xarės (Sarandė). Njerėzit primitive jetonin nė grupe tė veēuara, kryesisht nėpėr shpella tė thata,, pa lagėshtirė dhe tė mbrojtura nga erėrat. Veglat e punės i punonin mė gurė stralli dhe mė rrallė prej kocke. Prej
Figurë neolitike antropomorfe nga Kosova

kėtyre gurėve me anė tė ashkėlzimit nxirrnin pjesė mė tė vogla e mė tė mprehta guri pėr t'i pėrdorur si gėrryese, shpuese etj. Si vende pėr tė pėrpunuar gurin shfrytėzoheshin hyrjet e shpellave dhe terrenet pranė lumenjeve. Sidoqoftė, veglat e asaj epoke ishin ende tė thjeshta dhe tė krijuara kryesisht prej guri. Njerėzit primitivė ushqeheshin me produkte tė mbledhura nė natyrė dhe me gjah kafshėsh tė egra. Pėr shkak tė kushteve tė vėshtira nė tė cilat jetonin, njerėzit e paleolitit kanė pasur njė mesatare jete shumė tė shkurtėr, rreth 21-30 vjeē, me njė vdekshmėri mė tė madhe te fėmijėt. Lufta e pėrbashkėt pėr tė pėrballuar jetėn ēoi nė forcimin e lidhjeve tė pjestarėve tė ēdo grupi, nė ndryshimin e organizimit tė njerėzve primitivė, tė cilėt nga fundi i paleolitit kaluan nė grupime me lidhje gjaku, nė martesėn me grupe, ku prejardhja e fėmijės pėrcaktohej vetėm nga nėna. Filloi kėshtu organizimi i shoqėrisė matriarkale, e cila mori formė tė plotė nė periudha tė mėvonshme, 6000-3000 vjet mė parė, nė epokėn e neolitit (guri i ri). Popullimi i krahinave tė banuaras sot nga shqiptarėt u rrit shumė nė periudhėn neolitike. Njerėzit filluan tė braktisin shpellat dhe tė pėrqendroheshin nė vende tė hapura. Banorėt neolitike pėrqenin mė shumė tė ndėrtonin kasollet e tyre nė fusha dhe nė tarraca lumore. Janė tė njohura njė numėr i madh vendbanimesh tė tilla nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Malė tė Zi e nė Maqedoni. BBanorėt e hershėm, nga jeta endacake e epokės paleolitike, kaluan nė vendbnime shpeshherė tė qėndruehme, me ekonomi kryesisht bujqėsore. Ata njihnin dhe pėrdornin drithėrat kryesore, si elbin, melin, grurin etj. Kjo u shoqėrua edhe me lulėzimin e sistemit matriarkal, ku rolin drejtues tė ekonomisė e tė jetesės e kishte gruaja. Nė kėtė epokė u kalua nė njė formė tė re martese, nė martesėn me ēifte.

2. Zbulimet e hershme teknike
Ndėr shpikjet mė tė rėndėsishme tė epokės sė paleolitit ėshtė zbulimi i zjrrit, i cili i ndihmoi shume banorėt e lashtė pėr tė pėrmirėsuar ushqimin dhe pėr t'u ngrohur. Pjekja dhe zierja e ushqimit me anėn e zjarrit solli ndryshime cilėsore nė organet tretėse tė njeriut. Ndryshimet nė ekonomi dhe nė organizimin shoqėror tė epokės sė neolitit ndikuan pėr zbulime tė tjera teknike, tė mėdha pėr lashtėsinė. Njerėzit mėsuan tė punonin enėt prej balte, tė cilat shpeshherė i zbukuronin me njė shije tė vėrtetė artistike, mėsuan tė thirrnin dhe thurnin pėlhura qė i pėrdornin pėr veshje, shtroje e mbulesė, filluan tė ndėrtonin kasollet e para qė kishin dysheme tė shtruara me argjil dhe ishin tė rrethuara me thupra e kallama tė lyera me baltė nga jashtė pėr t'u mbrojtur nga era e tė ftohtėt. Nė epokėn neolitike, veglat e punės, veēanėrisht ato prej stralli, u pėrsosėn shumė, nė krahasim me epokėn e mėparshme. U shpikėn vegla tė reja pune. Pėr buarjen e drithit u shpikėn gurėt e blojės, pėr punimin e tokės filloi tė pėrdorejk shatii i pėrgaditur prej brirėve tė drerit. Me kėta brirė bėnin edhe ēekanė. Gjuetia e pshkut u rrit dhe u pėrmirėsua me krijimin e rrjetave dhe tė grepave pėr zėnien e tij. Po kėshtu u pėrgaditėn edhe mjete tė reja pėr gjuetinė e kafshėve tė egra. Ekonomia nė epokėn neolitike u gjallėrua mė tej me zbutjen e kafshėve tė egr e kthimin e tyre nė kafshė shtėpiake. Ndonėse primitive, gjuetia i ndihmoi njerėzit e kėsaj epoke tė zbutnin delen, dhinė, kalin, qenin. Tė gjitha kėto arritje forcuan lidhjet e grupeve gjinore tė njerėzve primitivė, pėrmirėsuan lidhjet me grupet e banorėve tė tjerė dhe nsitėn marrdhėniet e kėmbimit nė mes tyre, deri edhe nė krahina tė largėta. Nė epokėn pasardhėse, nė atė eneolitike (tė bakrit) 3000-2100 vjet para Krishtit (p.K.) u bėnė nryshime tė reja. Ukrijua ndarja e ekonomisė blegtorale nga ajo bujqėsore. Disa grupe banorėsh merreshin kryesisht me kujqėsi dhe grupe tė tjera merreshin me blegtori. Blegtorėt qenė mė shumė banorė endacakė. Kėta filluan tė popullonin pėrsėri shpellat. U krijuan vendbanime tė reja edhe nė qendra tė hapura malore. Buzė lumenjeve u krijuan vendbanime tė tipiut palafit, ku dyshemetė e shtėpive viheshin mbi trarė tė ngulur nė fundin e lumit. Popullimi i krahinave u rrit edhe mė shumė. Risi teknike e madhe e kėsaj kohe ishte fillimi i punimit tė veglave tė punės prej bakri. SHoqėria njerėzore hyri kėshtu nė njė epokė tė re, nė atė tė punimit tė metaleve. Po kėshtu toka filloi tė punohet me parmendė, duke pėrdorur kafshėt tėrheqėse,kalin dhe qetė. Ekonomia blegtore i dha pėrparėsi punės sė burrave. Filloi tė dobėsohej sistemi matriarkal dhe rolin e drejtimit nė ekonomi dhe nė grupet shoqėrore filluan ta merrnin burrat. Lindi kėshtu nė epokėn eneolitike sistemi patriarkal, i cili u forcua mė shumė nė epokėn e bronzit (2100-1100 p.K.) dhe nė atė tė hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.).

3. Pellazgėt
Epoka eneolitike karakterzohet edhe nga ndryshime demografike. Nė mesin e mijėvjeēarit tė tretė p.K. dhe nė fillimet e mijėvjeēarit tė dytė p.K. erdhėn nga stepat e Lihjes grupe tė reja popullatash blegtore. Kėto u pėrzien me banorėt vendės dhe kėshtu u krijua bashkėsia e re kulturore e popullatės indioevropiane nė tė gjithė Gadishullin e Ballaknit. Kjo popullsi mendohet tė jetė popullsia e lashtė pellazge, pėr tė cilėn kanė shkruar shumė autorė tė vjetėr si Homeri, Herodoti, Tukididi etj. Pellazgėt njihen si banorėt mė tė lashtė parailirė e paragrekė, qė jetonin nė Gadishullin e Ballkanit e nė pellgun e Rgjeut. Nė fillimet e shfaqjes sė tyre, pellazgėt kishin organizim shoqėror matriarkal. Pėr karakterin etnik tė tyre janė dhėnė mendime tė ndryshme, ndonjėherė dhe kontradiktore. Qė nė shek. XVII, veēanėrisht nė periudhėn e Rilindjes Shqiptare, tė studiuesit shqiptarė dhe tė huaj zotėroi teoria e lidhjes sė pellazgjishtes me shqipen. Pėrkrahės i flaktė i kėsaj teorie ka qenė gjuhėtari austriak Han (Hahn). Studiues tė tjerė e kundėrshtojnė kėtė. Gjatė epokės sė bronzit filoi procesi i diferencimit etnik tė popullatave tė Ballkanit Perėndimor. Herodoti, historiani i lashtė grek i shek. V.p.K., jep disa tė dhėna pėr pellazgėt qė vazhdonin tė jetonin nė Greqi. Sipas tij, gjuha e pėllazgėve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqėsi e detari. Ishin edhe mjeshtėr tė mirė ndėrtimi. Pellazgėt ngritėn murin qė rrethonte Akropolin e Athinės dhe pėr kėtė athinasit u dhanė atyre si shpėrblim disa toka nė Atikė, tė cilat, edhe pse ishin tė pavlefshme, ata i kthyen nė toka tė mira bujqėsore.

2. ILIRĖT

1. Origjina e Ilirėve
Popujt qė u bėnė mė tė njohur nė hisatorinė e lashtė tė Ballkanit janė grekėt, ilirėt dhe trakėt. Ilirėt, si trashėgimtarė tė pellazgėve, janė ndėr banorėt mė tė lashtė tė Gadishulit Ballkanik. Ata janė autoktonė. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet antropogjike ilirėt i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė Ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i pėrmendin nė veprat e tyre. Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė mjaftė tė gjera; ato pėrfshijnė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit, nė veri, e diri te gjiri i Ambrakisė (Prevezė), nė jug, kurse nė lindje deri te tokat pėrreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe tė veēanta ilirėsh u vendosėn edhe nė Italinė e Jugut. Kėto janė fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet nė veprat antike qė nė shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnė e pėrmendės qė nė shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit tė etnosit ilir ėshtė shumė e lashtė. Fillimet e origjinės ilire janė qė nė mesin e mijėvjeēarit tė dytė p.K.,  qė nga periudha e bronzit tė mesėm, kur fillojnė tė formohen tiparet etnike ilire. Nė epokėn e hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.) ilirėt u formuan plotėsisht, duke trashėguar nga epokat mė tė hershme eneolitike dhe tė bronzit tipare kulturore gjuhėsore e antropologjike etnike. Teoria e vjetėr qė i bėn ilirėt tė ardhur nga Evropa Qendrore, nė shekujt XII-XI p.K., ėshtė rrėzuar nga studimet e kryera pas Luftės sė Dytė Botėrore. Vetė fakti qė varrimet me urna, karakteristike pėr popujt e Evropėr Qendrore, nuk janė tipike pėr trevat e shtrirjes sė ilirėve, por ndeshen vetėm nė zona tė kufizuara, tė rralla, dėshmon kundėr teorisė sė ardhjes sė ilirėve nė Ballkan nga veriu. Gjurmėt e kulturave tė Evropės Qendrore, qė ndeshen nė Iliri, janė rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e tė lėvizjes sė artizanėve tė punimit tė metaleve.

2. Fiset kryesore ilirie

Ndėr fiset mė tė pėrmendura ilirie janė taulantėt, adrianėt, dardanėt, dalmarėt, albanėt, penestėt, molosėt, kaonėt, thesprorėt etj.

- TAULANTĖT: Banonin nė zonėn e Adriatikut, qė nga lumi Vjosa, deri nė prapatokėn e Dyrrahut. Ky fis luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė historinė ilire tė shek. IV-III p.K., duke u vėnė nė krye tė shtetit ilir, tė cilin e kishin krijuar mė parė enkelejtė. Nė trevat e taulantėve mė vonė shfaqet fisi i Albanėve dhe i Parthinėve.

- ENKELEJTĖ: Banonin nė krahinat pėrreth liqenit tė Ohrit. Ata krijuan dinastinė e parė tė Mbretėrisė Ilire, nė fund tė shek. V p.K. Njė nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk pėrmenden mė. Nė trevat e fisit tė enkelejve pėrmenden edhe dasaretėt. Enkelejtė kanė qenė peshkatarė tė zotė.

- DASARETĖT: Janė njė fis i madh nė Ilirinė Juglindore. Njiheshin nė lashtėsi sidomos pėr prodhimin e drithėrave tė bukės. Njė qytet me   tė njohura ishte Pelioni (qyteza nė Selcė tė Poshtme tė Pogradecit). Qytet tjetėr i madh i kėtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

-         ALBANĖT: Banonin nė prapatokėn e qytetit tė Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgėrdheshi i Krujės). Fisi i albanėve i dha emrin e vet shqiptarėve, gjatė mesjetės sė hershme, kur ata njihen si albanė, arbėr.

- ARDIANĖT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit tė Rizonit dhe tė lumit Neretva. Ardianėt e shtrinė pushtetin e vet nė tė gjitha krahinat e tjera qė mė parė ishin nėn sundimin e taulantėve. Ardianėt luajtėn njė rol shumė tė madh nė luftėrat kundėr pushtusve romakė, gjatė shek.III-II p.K., nė kohėn kur sundoi dinastia ardiane e Mbretėrisė Ilire. Kryeqendra e ardianėve ishte Shkodra.

-          DARDANĖT: Ishin fisi mė i madh ilir qė u vu nė krye tė Mbretėrisė Dardane,, nė Ballkanin Qendror, kryesisht nė Kosovė. Dy fise tė tjera dardane tė njohura ishin thunatėt dhe galabrėt. Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka qenė Damastioni, i njohur si kryeqendėr e nxjerrjes sė metaleve. Dardanėt pėrmendėn si luftėtarė tė fortė xehtarė shumė tė mirė, blegtorė dhe tregtarė tė njohur.

- DALMATĖT: Banonin nė brigjet e Adritikut. Ishin blegtorė tė njohur; shquheshin pėr punimin e llojeve tė ndryshme tė veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika nė shekujt e parė u pėrdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe nė veshjen rituale kishtare. Qyteti mė i njohur i tyre ka qenė Delmini.

- PENESTĖT: Banonin nė luginėn e Drinit tė Zi e pėrreth saj. Pėrmenden pėr herė tė parė nė vitet 170-169 p.K. Luajtėn rol tė rėndėsishėm nė Luftėn e Tretė Ilire- romake. Pėrfshiheshin nė Mbretėrinė Ardiane. Kishin 14 qytete e kėshtjella, ndėr tė cilat pėrmendėn Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenėse pranuan garnizone romake nė qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

- MOLOSĖT: Janė njė nga tri fiset kryesore qe banonin nė qendėr tė Epirit antik dhe qė luajtėn njė rol shumė tė rėndėsishėm drejtues nė historinė e lindjes dhe tė formimit tė shtetit tė Epirit.

-  KAONĖT: Ky fis epirot kishte shtrirje tė gjėrė, qė nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri nė luginė e Drinosit, nė Gjirokastėr, Kryeqendra e kaonėve,  Foinike (Finiqi i Sarandės), nė shek.III p.K. u bė kryeqendra e gjithė shtetit tė Epirit. Qytet tjetėr i madh i kaonėve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrės).

- THESPORTĖT: Banonin nė Epir, nė jug tė lumit tė sotėm Kallama, deri nė gjirin e Ambrakisė. Pėrmenden nė shkrimet e lashta qė nga shek. V.p.K., si fis qė sundoheshin nga dy kryetarė tė zgjedhur ēdo vit nga gjiri i parisė.

3. Vendbanimet dhe varrezat Ilire
Vendbanimet ilire tė periudhės sė hekurit (shek.XI-V p.K.) ndodhen nė vende tė ngritura kodrinore e malore, ku kishin edhe njė mbrojtje tė sigurt natyrore. Pėrreth tyre kalonin rrugėt tradicionale tė komunikimit. Disa prej tyre ishin vazhdim i bnimeve mė tė lashta, bronzit e fillimi i epokės sė hekurit. Vendbanimet ilire ishin tė fortifikuara dhe tė hapura. Vazhduan tė pėrdorėshin edhe vendbnime tė tipit palafit. Tipi i parė i vendbanimit ishte i fortifikuar me mure prej guri ose me rrethim tė drunjtė. Kishte edhe vendbanime tė rrethuara me ledhe prej dheu. Qteza e Gajtanit (nė afėrsi tė Shkodrės) ėshtė vendbanimi mė tipik pėr trevat e Ilirisė sė Jugut. Ajo ėshtė e ngritur mbi njė lartėsi jo tė madhe. I gjithė vendbanimi ėshtė i fortifikuar me mure guri tė trasha rreth 3 m. Dy faqet e murit janė tė punuara me mure guri tė thyer. Fortifikimet nė kėtė kohė nuk kanė qenė tė pajisura me kulla mbrojtese. Porta e vendbanimit tė Gajtanit ėshtė e punuar me gurė tė mėdhenj, tė latuar mė mirė. Banesat kanė qenė prej druri, nė trajtė kasollesh, tė ngritura nė faqet e malit, brenda sistemit fortifikues. Sipėrfaqja e kėtyre vendbanimeve ėshtė 4-5 ha. Ka edhe vendbanime me pėrmasa mė tė mėdha, deri nė 15 ha. Vendbqanimet e kėsaj kohe kanė pasur ekonomi fshatare, me njė artizanat tė zhvilluar tė qeramikės e tė metaleve. Mėnyra karakteristike e varrimit pėr ilirėt ishte varrimi nė tuma, nė kodra artificiale prej dheu. Pėrmasat e kėtyre tumabe shkojnė nė lartėsinė 0,50-4 m, kurse diametri nga 15-32 m. Nė mesi e ēdo tume ndodhej varri qendror, varrimi i parė. Ai vihej nė sipėrfaqe tė tokės ose i futur nė taban. Herė-herė ky varr rrethohej me njė unazė tė madhe prej gurėsh. E gjithė kjo sipėrfaqe mbulohej me dhe e gurė, duke krijuar njė kodėr ku vazhdonin tė bėheshin varrimet.

4. Kolonitė helene nė Iliri
Helenėt themeluan kolonitė e para tė tyre nė brigjet e Jonit dhe tė Adriatikut Lindor, nė shek. VIII p.K. nė Ambraki (Artė) dhe nė Korkyrė (Korfuz), ku qenė vendosur tregtarėt librunė, tė cilėt kishin zbritur nga viset veriore tė Ilirisė. Nė vitin 627 p.K. helenėt themeluan Dyrrahun (Durrėsi), kurse nė vitin 588 p.K. themeluan Apoloninė (Pojani i FIerit), mbi bazėn e vendbanimėve mė tė vjetra ilire. Mė vonė themeluan edhe koloni tė tjera si Farin (Hvar), Isen (Vish) dhe Korkyrėn e Zezė (korculla). Themelimi i kolonive ndikoi nė rritjen dhe nė zhvillimin e tregtisė sė ilirėve me botėn helene dhe nė futjen e kulturės helene nė trevat e Ilirisė. Dyrrahu, qė mbante edhe emrin Epidamm, qė nė shek. V p.K. u kthye nė njė qytet-shtet (polis) tė zhvilluar. Interesat e mėdha qė kishte Greqia pėr kėtė qytet bėnė qė pėr shkak tė grindjeve qė kishin plasur nė Dyrrah, tė fillonte lufta e Peloponezit, e cila fėrfshiu Greqinė dhe vazhdoi pėr 30 vjet rresht. Ilirėt lejoheshin tė vendoseshin nė Dyrrah, prandaj kjo koloni pati njė numėr tė madh ilirėsh. Dyrrahu shumė shpejt u shndėrrua nė njė port tė rėndėsishėm dhe u njoh si porti mė i madh i Adriatikut. Qė nė shek. V.p.K ky qytet preu monedhėn e vet prej rgjendi. Cicerroni i thotė se Dyrrahu u kthye nė koloni romake. Apolonia ishte qyteti mė i madh ndėr 30 qytetet qe nė antikitet mbanin kėtė emėr. Edhe ky qytet-shtet, qė nė shek. V.p.K. preu monedhėn e vet tė argjendė, e cila u pėrhap shumė nė Ballkan e jshtė tij. Apolonia nuk ishte vetėm qendėr e rėndėsishme ekonomike, por edhe qendėr kulture. Kėtu vinin edhe nga vende tė tjera pėr tė mėsuar. Cicerroni e quan Apoloninė "qytet i madh e hijerėndė". Kėtu, shtu si nė Dyrrah, lulėzuan skulptura, mazaiku dhe muzika. Pėr rėndėsinė e madhe qė kishte, Apolonia u bė arnė luftimesh ndėrmjet ilirėve, epiriotėve, maqedonasve e romakėve.

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë