links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Arkivi/Ukshin Hoti

NË BURG ME UKSHIN HOTIN (1 - 2)

"Dua t'ju pėrshėndes vetėm me njė: Mirupafshim!"
Sapo mora lajmin se po e lironin nga burgu, me tė shpejtė vendosa tė shkoj pėr t'u pėrshendetur me tė, ngaqė kur arrijnė gardianėt pėr ta marrė tė burgosurin nuk lejojnė qė me tė tė pėrshėndetesh ashtu siē ta do zemra. E dija edhe atė se gjatė tė pėrshėndeturit do tė bėhet kallaballėk. Dhomat i kishim njė mur ndėrmjet. E ftova edhe Nait Hasanin dhe hymė nė dhomėn e tij. Kishte qenė nė dhomė duke ecur dhe duke i dėgjuar komentimet e "cimerave" tė tij. Edhe unė, sapo hyra nė dhomė, mė shumė pėr t'i dhėnė kurajo, nė dhomė, mė shumė pėr t'i thashė se si duket ėshtė shenjė e mirė qė kanė ardhur tė dielėn tė ju lirojnė, pasi ky duhet tė jetė insistim i Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar dhe me ta, me siguri, ka ardhur edhe motra juaj Myrvetja. Nė tė vėrtetė unė i thashė diēka ēka kishim dėshirė tė bėhej e qė edhe mė parė e kishim thėnė. Sido qė tė ishte, kjo ndikoi pozitivisht nė disponimin e tij nė ato momente ankthi, pėr tė gjithė ne. Dhe, menjėherė u pėrshėndetėm. Sapo deshi edhe dikush te pėrshėndetet me tė tha: "Jo, nuk dua tė pėrshėndetem mė me askend, sepse nuk dua kėtė ta marrė si ndarje, nga qė sė shpejti do tė vini edhe tė gjithė ju, prandaj dua t'ju pėrshėndes vetėm me njė mirupafshim". Kėtė e kuptua si pėrpjekje tė tij pėr tė na dhėnė kurajo. Ne, pastaj, dolėm nga dhoma dhe deri nė nisje ishte vetėm me "cimerat" e dhomės sė tij. Pas pak minutash, profesori i respektuar Ukshin Hoti, i pėrcjellur nga dy mbikėqyrės, do tė niset drejt dyerve tė daljes sė burgut. Dhe ne nuk e kemi parė mė. Nė tė vėrtetė tė burgosurit ordinerė qė punonin jashtė do tė na tregojnė edhe se profesorin e kanė parė edhe kur ka kaluar jashtė mureve tė brendshme tė burgut. Asgjė mė shumė. Pas pak ditėsh u pėrhap fjala se gjoja Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar e paska pėrcjellur gjer nė Itali dhe tė gjithė u gėzuam pa masė se mė nė fund paska shpėtuar nga kthetrrat e regjimit kriminal, njeriu qė aq shumė i nevoitet Kosovės. Madje aq shumė e besuam kėtė tė pavėrtetė sa qė kur mė 19 maj NATO bombardoi burgun, ēudtieshim si si profesori nuk paska arritur t'i infomojė qarqet e caktuara ndėrkombėtare se nė burg tani jemi ne tė burgosurit shqiptarė, e jo paramilitarėt serbė. Ne nuk mund ta dinim se me tė kaluar muret e burgut profesorit do t'i humbė ēdo gjurmė dhe nuk do tė dijė kush ndonjė gjė pėr tė, aq sa tė kuptohet se ėshtė gjallė.

Dhe, vėrtet, ku mund tė jetė Ukshin Hoti?
Kur na transferuan nė burgun e Lipjanit (pas masakrės nė Dubravė), njė i burgosur ordiner shqiptar, i cili pastronte korridorin dhe WC-tė e pavionit tonė, njė ditė, diku kah 5 qershori 1999 vjen dhe mė thotė nė fshehtėsi prej tė tjerėve: "Kam dėgjuar dy gardianė duke i thėnė njėri-tjetrit: Ou, atė e ka vrarė ushtria, sapo ka dalur 300 metra larg burgut." Pastaj, ai shton se gardianėt nuk e kanė vėrejtur ku ky i ka pėgjuar. Andaj nuk mund tė merret si provokim ndaj tij.

Videokaseta - pėrgjasimet dhe hamendjet
Pikėrisht rreth 300 metra larg burgut, aty kah muaji shtator 1999 ėshtė gjetur njė kufomė. Kjo edhe mund tė jetė koincidencė. Por, vėllai dhe dhėndrri i Ukshinit, kėtė kufomė e kishin incizuar (filmuar) me kamerė. Ata erdhėn te unė, nė shtėpinė time, qė gjatė shikimit tė videokasetės, t'iu thoja diēka se mos mbaja mend ndonjė robė qė ka pasur tė veshur profesori. Dhe, pėr ēudi, shumėēka pėrputhej me atė veshmbathje qė kishte Ukshin Hoti nė burg. Pėrsėri mund tė jetė koincidencė, por kėpucėt qė kam parė nė videokasetė ishin tė ngjashme, pėr tė mos thėnė tė njėjta, me tė Ukshin Hotit. Gjithashtu farmerkat kanė mundur tė jenė tė njėjtat. Ato mė kujtonin rastin, qė e dija fare mirė, kur njė i burgosur ia pat dhuruar profesorit njė palė, pak ditė para se tė dilte nga burgu. Kufoma qė e shihja nė videokasetė e kishte njė xhemper karakteristik, ashtu siē e kishte dhe siē e mbante veshur edhe profesori. E vetmja rrobė e cila nuk mė kujtohet se u ngjante rrobave tė tij ishte njė sako e lėkurės. Edhe gjatėsia e kufomės ishte e pėrafėrt nė mos edhe e njėjtė me tė profesorit. I vėllai i Ukshin Hotit, Afrimi, mė tha se e ka shqetėsuar edhe njė ēėshtje nė lidhje me kufomėn: kufoma e tė vėllait tjetėr Ragipit qė tashmė e kishin gjetur mė parė, e kishte kokėn e masakruar. Kjo koincidencė e kufomės poashtu pa kokė tė gjetur e tė filmuar 300 metra larg burgut, e shqetėsonte pa masė. Vallė mos ishte ky njė sinjal e veēantė!!! Megjithkėto supozime, hamendje e koincidenca, qė mbyllin shtigjet pėr tė shpresuar, ka edhe zėra nė mediumet tona informative qė na japin zemėr se njė ditė profesori do tė kthehet nė Kosovėn qė aq shumė e deshi dhe aq shumė bėri pėr tė. Uroj qė kėto, tė cilat thuhen e shkruhen nėpėr mediume tė ndryshme infomative nė favor tė kthimit tė tij, tė bėhen realitet sa mė shpejt. Kosovės i duhet Ukshin Hoti. Padyshim, i duhet shumė.

Bajrush Xhemaili
Prishtinė, mė 12 maj 2000

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë