links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Arkivi / HISTORI E SHKURTËS E FAMILJES SË UKSHIN HOTIT

UKSHIN HOTI - NJĖ EMĖR I PĖRVEĒĖM I LĖVIZJES SHQIPTARE 1

Nazif Hoti, i lindur nė vitin 1919 nė Krushė tė Madhe, nė vitin 1941, martohet me Fatime Rrustem Danėn nga Xėrxa. Edhe pse nė kushte tė vėshtira ekonomike e varfėri, ishim njė ēift i lumtur bashkėshortot, rrėfen loke Fatimja, nėna e Ukshin Hotit. Pas dy vjetėve martesė, na lidni djali i parė, Ukshini qė ishte njė gėzim i madh pėr ne. Mė pas na lindėn edhe pesė fėmijė tė tjerė: Hidajeti, Ragipi, Myrvetja, Resmija e Afrimi. Pas lindjes sė Ukshinit, Nazifi doli partizan, pėr tė luftuar fashizmin e nacizmin gjerman dhe duke besuar se populli i Kosovės do t'i realizojė aspiratat shekullore, pėr t'u ēliruar njėherė e pėrgjithmonė nga thundra serbe, siē u mor vendim nė Konferencėn e Bujanit. Nazifi njė kohė punoi si mėsues nė Krushė tė Madhe. Mė pas punoi si depoist. Pasi ishte i pasionuar nė leximin e librave e tė shtypit periodik e tė pėrditshėm, punoi nė Rilindje si shitės i gazetave me njė rrogė shumė tė vogėl. Tash do t'iu flas pėr djalin e madh Ukshinin. Ukshini, si fėmijė, ishte shumė i zgjuar e inteligjent kur e filloi shkollėn nė klasėn e parė. Ishte nxėnėsi mė i mirė, bile edhe mėsuesi habitej me zgjuarsinė e tij. Katėr klasa tė fillores i kreu kėtu, nė Krushė tė Madhe. Atėbotė nė Krushė nuk kishte shkollė tė plotė tetėvjeēare, nuk dinim ēfarė tė bėnim, Nazifi e regjistroi nė klasė tė pestė nė fshatin Rugovė tė Hasit, ku e krej klasėn e tetė me sukses tė shkėlqyeshėm. Edhe nė Rugovė ishte njėri ndėr nxėnėsit mė tė mirė si nė sjellje edhe nė mėsim, edhe pse udhėtonte ēdo ditė disa kilometra nga Krusha nė Rugovė. Derisa Ukshini e kreu klasėn e tetė, na lindėn fėmijėt e tjerė. Kushtet ekonomike nė familje i kishim shumė tė vėshtira, nuk kishim krah pune, Nazifi ishte shėndetlig, unė isha shtylla e vetme e familjes. Por punės sė pėrditshme shtėpiake, punoja rregullisht nė ara pėr t'i mbajtur fėmijėt. Ukshini kishte dėshirė tė vazhdonte shkollėn e mesme. Dėshirė imja e sidomos e Nazifit ishte qė djalin mos ta lėmė pa shkollė. Nazifi mė tha: Fatime, Ukėn do ta regjistrojmė nė Prizren, nė shkollėn normale, pėr mėsues, se Uka po mėson mirė, shpejt e kryen shkollėn e punėsohet si mėsues nė Krushė dhe do ta kemi mė lehtė t'i shkollojmė edhe fėmijėt tjerė. Uka u regjistrua nė shkollėn normale ku i kreu tri vitet e para, kurse vitin e katėrt dhe tė pestė e kreu nė Prishtinė, si gjithherė me sukses tė shkėlqyeshėm. Derisa ishte nė Prishtinė, si nxėnės i normales, Ukshini, punonte nė Radio Prishtinė si spiker pėr ta mbajtur veten, qė pėr ne ishet njė lehtėsim shumė i madh. Kur e kreu Uka normalen disa muaj si mėsues nė krushė tė Madhe, por dėshira e tij ishte tė vazhdonte, studimet. Pas njė viti-vazhdon nėnė Fatimja, Ukshini shkoi nė Zagreb dhe u regjistrua nė fakultet, edhe pse kushtet nuk i kishim, por Ukshini kohė pas kohe punonte nė kooperativat studentore, por ato tė holla qė merrte nuk i mjaftonin, andaj djali i dytė Ragipi shkoi nė Zagreb, ku punoi si punėtor fizik pėr at ndihmuar Ukėn dhe familjen nė Krushė tė Madhe. Edhe fakultetin Uka e kryen nė afat dhe me sukses tė shkėlqyeshėm. Pas studimeve i vjen thirrja pėr shėrbim ushtarak pėr Beograd. Nė tė njėjtėn kohė regjistron studimet e shkallės sė tretė dhe paralelisht e kryen shėrbimin ushtarak dhe shkallėn e tretė tė studimeve-magjistraturėn nė lėmin e shkencave politike. Prej fėmijėve Ragipin dhe Hidajetin nuk patėm mundėsi t'i shkollonim. Ragipi punonte si punėtor fizik pėr ta ndihmuar Ukėn derisa ishte nė studime. Dy vajzat Myrveten, Resmijen dhe djalin Afrimin i dėrguam nė shkollė. Myrvetja kreu shkollėn normale dhe punon si mėsuese nė Prishtinė, kurse Resmija e kreu edhe fakultetin dhe punon nė njė shkollė nė Gjakovė. Ukshini njė kohė punon nė Beograd nė administratėn e lartė shtetėrore tė ish-Jugosllavisė, kurse mė pas kthehet nė Prishtinė dhe emėrohet sekretar i Sekretariatit Krahinor pėr marrėdhėnie me botėn e jashtme. Siē dihet bie nė kundėrshtim me disa kuadro tė larta tė atėhershme tė Kosovės. Mė pas shkon nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė specializim nė drejtimin e marrėdhėnieve ndėkombėtare. Prej Amerikės kthehet si ligjėrues nė Fakultetin Juridik dhe nė Fakultetin Filozofik, ku ligjėron lėndėt Sociologjinė politike dhe marrėdhėniet ndėrkombėtare. Si profeso fakulteti, punon deri nė vitin 1982 kur burgoset. Ukshini u burgos vetėm pse i mbronte dhe pėrkrahte hapur demonstratat e studentėve tė vitit 1981 dhe tė drejtėn e Kosovės pėr tė qenė Republikė e barabartė me republikat tjera tė ish Jugosllavisė. Shpeshėherė e kam vizituar Ukėn nė burg. Mė shihte se unė mėrzitesha shumė dhe ai mėrzitej sidomos pėr ne pleqtė, por mė jepte gajret dhe mė thoshte "mbahu nėnė se do tė bėhet mirė". Pas fillimit tė bombardimeve tė NATO-s, forca tė mėdha policore sulmuan popullsinė e pafajshme civile tė Krushės sė Madhe. Familja e Ukshin Hotit ndahet nė dy pjesė, gruaja e Ragipit me vajzėn Arlindėn e vajzėn e motrės dhe njė pjesė e banorėve tė Krushės mbahen peng pnga policia serbe e mė vonė i drejtojnė pėr nė Prizren e Shqipėri. Ragipi, motra Hidajetja dhe Nazifi sterhohen nė kodrinėn te Vreshtat e Krushės. Ragipi tė nesėrmen zbret nė fshat pėr tė kėrkuar gruan dhe vajzat, nuk kthehet mė, vritet nga policia serbe. Kufoma e tij gjendet pas 53 ditėve nė mes tė Krushės e Celinės. Nė vazhdim tė rrėfimit tė saj loke Fatimja, kryesisht tregon vuajtjen dhe peripecitė pėr atė se ēka kanė pėrjetuar prindėrit e Ukshinit gjatė fazės sė bombardimeve tė NATO-s. Kur filluan bombardimet e NATO-s nė shtėpi ishim unė, plaku Nazifi, tė dytė tė sėmurė, Ragipi me shoqen e tij, vazjėn Arlindėn, vajza e madhe Hidajetja me vajzėn e saj. Atė ditė kur na sulmuan mė 25 mars 1999 gjithė popullatra fillon tė evakuohet nga fshati, nė drejtime tė ndryshme secili si mundej, familja jonė gjatė largimit nga shtėpia ndahet nė dy pjesė, se si, nuk e di as vetė, nuk mė kujtohet. Unė, plaku Nazifi, Hidajetja dhe Ragipi tek vreshtat nė kodrinat e Krushės. Shoqja e Ragipit me vajzėn Arlindėn, me vajzen e Hidajetit, shkojnė nė drejtim tjetėr. Njė pjesė tė popullatės e Krushės mbahet peng e mė vonė i drejtojnė pėr nė prizren dhe dalin nė Shqipėri. Tė nesėrmen Ragipi zbriti nga kodra, nė fshat pėr tė gjetur shoqen dhe vajzat, por nuk u kthye mė kurrė. Asgjė nuk dinim pėr tė dhe ishim shumė tė merakosur. Kisha njė parandjenjė se i kishte ndodhur diēka dhe me tė vėrtetė ashtu doli. Pas luftės pasi u kthyem nga Shqipėria muarėm vesh se Ragipi ishte vrarė dikumes Krushės e Celinės nga paramilitarėt serbė. Unė, Nazifi dhe Hidajeti nė kodrat e Krushės, qėndruam tri ditė; pas tri ditėve njė fshatar i Krushės me traktor na pėrcolli deri nė fshatin nagavc, ku kishte qenė i strehuar njė numėr shumė i madh i njerėzve. Nagavcin vazhdimisht e granatonin forcat serbe, dhe nga granatimet plaku, Nazifi u plagos nė krah. Nga plaga e marrė dhe nga sėmundja kronike qė vuante shumė gjatė, gjendja shėndetėsore ju keqėsuar pėr sė tepėrmi. Kur u sulmua Nagavci, popullata qė ishte aty, u largua. Mbetėm vetėm ne pleqtė. Nė bodrumin e shtėpisė sė vet, na strehoi njėfarė Haliti, i cile me shoqen e tij kujdesej shumė pėr ne e posaēėrisht pėr Nazifin, i cili ishte i sėmurė dhe i plagosur. Pas tri ditėsh qėndrimi nė Nagavc erdhėn policėt serb, tė cilėt na thanė deri nė orėn shtatė tė largoheshim nga Nagavci. Me tre prill 1999 Haliti na pėrcolli deri nė shtėpinė tonė nė Krushė. Ato ditė nuk kishte njeri nė Krushė tė Madhe. Pas tri ditėve, erdhi policia serbe, deshi tė na dėbojė nga shtėpia nazifi foli diēka serbisht me ta dhe kur na panė tė dy pleqve tė sėmurė dhe Nazifin tė lėnduar na urdhėruan tė mos ndizet zjarr edhe pse ato ditė ishte ftohtė i madh. Nazifi nuk pranonte tė shkojmė askund dhe ta se do tė vdes nė shtėpi. Nė mungesė tė kujdesit mjekėsor gjendja shėndetėsore e Nazifit keqėsohej vazhdimist se kishet mbetur pa barna dhe plagėn nė krah nuk kishim me ēka t'ia mjekonim. Mė 18.04.1999 Nazifi vdes. Unė dhe Hidajeti qėndruam tri ditė pranė kufomės sė tij me shpresė se do tė vijė ndonjė njeri pėr tė na ndihmuar ta varrosim, por s'ishte askush. Pas tri ditėve Hidajeti hap njė gropė nė oborr, e mbėshtolli kufomėn me najlon dhe nė batanije, e ngrehu zvarrė kufomėn, e zbriti ngadalė shkallėve tė ballkonit dhe e varrosi. Nė Krushė nuk kishte njeri tė gjallė dhe pasi e varrosėm Nazifin me Hidajetin, morėm pak bukė dhe njė shishe ujė dhe dolėm nga shtėpia me qėllim tė shkojmė nė Bellacerkė nė shtėpinė e Hidajetes. Gjatė rrugės kemi hasur nė kufoma tė vrara. Para se me hy nė Bellacerkė, serbėt kanė gjuajtur me breshėri armėsh, kur janė afruar dhe na panė se jemi dy gra na thanė tė kthehemi prapa. Jemi kthyer prapa deri nė fshatin Celinė. Isha e lodhur sa mezi ecja. U ndalėm nė njė strehė tė njė shtėpie, nuk mė kujtohet sa qėndruam aty, derisa vijnė aty nja tri gra e dy burra, tė cilėt na ndihmuan tė shkojmė nė fshatin Xėrxė. Nė Xėrxė strehim gjetėm nė shtėpinė e Xhemė Himės, i cili ėshtė kujdesur shumė pėr ne. Aty qėndruam disa ditė. Mė 30 prill 1999 njė fshatar i Xėrxės me golldan na ka pėrcjellė pėr nė Shqipėri. Nė Tiranė u takuam me gruan e vajzėn e Ragipit. Pas ēlirimit, tė gjithė sė bashku erdhėm nė shtėpi. Ragipi ishte vrarė plaku mė vdiq. Pėr Ukshinin nuk dinim ende asgjė po mbahemi se ėshtė diku i gjallė. Gjithēka pėrjetova nė kėtė jetė. Atė ditė, kur na sulmuan serbėt, u ndamė nė dysh: babi, gjyshi, gjyshja e halla kishin shkuar kah vreshta nė kodėr, kurse unė, mama e vajza e hallės mbetėm nė fshat me shumė fshatarė, serbėt na rrethuan pastaj na lejuan tė shkojmė pėr nė Prizren dhe dolėm nė Shqipėri, Tiranė. Pėr babin, gjyshin, gjyshen e hallėn nuk dinim gjė. Vėllai im ishte ushtar nė radhėt e UĒK-sė edhe pėr tė nuk dinim asgjė. Mė 30 prill 99 gjyshja dhe halla erdhėn nė Tiranė dhe na treguan se gjyshi kishte vdkur, kurse babi ka zbritur nė fshat pėr tė na kėrkuar neve, dhe mė nuk e kishin parė. Babai ishte vrarė mė 26 apo 27 mars 99. Pasi u kthym nga Shqipėria, e gjetėm kufomėn e babait dhe e varrosėm. Rivarrimin e babit e gjyshit e bėmė mė 15 gusht 99, pėr axhėn Ukshin nuk kemi ende kurrfarė lajmi dhe jemi tė shqetėsuar pėr tė. Ne si famolje nė fshat kemi jetuar nė kushte tė rėnda ekonomike, por duke ju falėnderuar babait tim, i cili ka qenė neri me virtyte tė larta patriotike, liridashėse e arsimdashėse e largpamės, edhe neve dy motrave na dėrgojnė nė shkollė. Unė edhe motra ime Resmija jemi ndėr vajzat e para tė Krushės sė Madhe qė vazhduam shkollimin e mesėm, unė e kreva shkollėn normale dhe tė lartėn, kurse Resmija mbaroi edhe fakultetin. Pas shpėrthimit tė demonstratave tė pranverės sė vitit 1981 Ukshini, si profesor i Universitetit, haptas doli nė anėn e studentėve, tė cilėve ju dha pėrkrhje tė parezervė. Vėllai im Afrimi ėshtė njė nga organizatorėt e demonstratave tė vitit 1981. Me disa shokė nga Suhareka organizoi demonstratat. Mė 25 mars u arrestuar nga policia nė Suharekė dhe u dėnua me shtatė vjet burgim. Baca Ukė pėr shkak tė pikėpamjeve, bindjeve e qėndrimeve tė tij politike nė vitin 1981 u burgos dhe u dėnua me nėntė vjet burgim, kurse ka mbajtur vetėm 3.5 vjet burg. Pas burgosjes sė vllait Afrimit e posaēėrisht bacės Ukė, ne si familje Hoti kemi qenė tė diskriminuar nė tė gjitha mėnyrat. Mua mė larguan nga procesi mėsimos si e papėrshtatshme. Po ashtu edhe motrės sime Resmijes iu mor e drejta pėr tė punuar nė procesin mėsimor me nxėnės edhe pse e kishet kryer fakultetin. Resmija ka punuar si punėtore e thjeshtė nė fabrikėn e tekstilit "Emin Duraku" nė Gjakovė vetėm pėr tė mbijetuar. Q!e nga viti 1982 e deri nė vitin 1986 baca Ukė qėndroi nė burgjet e Jugosllavisė nė Prishtinė, Mitrovicė e Sremit, Gjilan, Beograd dhe Lubjanė. Derisa baca Ukė ishte nė burg kujdesin dhe pėrgjegjėsinė e ka pasur vėllau i dytė Ragipi kurse nė vizitė shkonim tė gjithė anėtarėt e familjes sė ngushtė. Me 1986, pasi doli nga burgu baca Ukė, u vendos nė fshat nė Krushė tė Madhe kryesisht ju kushtua punės shkencore dhe pėrgatiste disertacionin e doktoratės qė pėr shkaqe tė njohura nuk mundi ta mbrojė kurrė. Njė kohė kaloi nė Lubjanė tė Sllovenisė dhe shruan Alternativėn e cila botohej nė gjuhėn shqipe nė kuadėr tė shoqėrisė shqiptare "Migjeni" nė Slloveni. Mė pas Ukshini nė Lubjanė e boton gazetėn "Demokracia autentike" me Rexhep Hotin e Bislim Elshanin. Pasi iu pamundėsua puna nė Lubjanė, pėrsėri u kthye nė Krushe tė Madhe dhe pėrsėri rreket punės shkencore. Mė 1993, Ukshini viziton Adem Demaēin nė pallatin e shtypit, i cili me disa tė tjerė, pati hyrė nė grevė urie pėr mbrojtjen e Rilindjes e tė gazetave tjera, pėr ta mbrojtur fjalėn e lirė shqipe. Pasi kthehet, nė rrugė pėr Skėnderaj, ndalohet nga policia nė postėbllokun e Komeranit, keqtrajtohet e torturohet nga 14 policė serbė, tė cilėt i shkaktojnė plagė tė rėnda trupore, ia thejnė dy brinj duke e rrahur me shqelma e me kondak tė pushkės. Gjykata e qarkut nė Prizren, ngrit aktakuzėn pėr vepėr penale, kundėr bacės Ukė, i cili arrestohet mė 17 maj 1994, kurse nė nėntor tė po kėtij viti, dėnohet me 5 vjet burg. Gjatė kėtyre 5 vjetėve Baca Ukė dergjet nė burgjet serbe nė Prizren, Dubravė, Nish e Mitrovicės e Sremit. Pėrgjegjėsinė pėr kujdesin pėr tri vitet e fundit pėr bacėn Ukė i kam marrė unė, tė cilin e kam vizituar pėr ēdo muaj me bashkėshortin tim, hakiun i cili gjithnjė ka qenė i preokupuar pėr fatin e Ukshinit. Nė burg bacėn Ukė e vizitonin baba, nėna, Ragipi, Resmija, fėmijėt dhe tė tjerėt. Pėrpos kontakteve nga burgu, Ukshini me mua ka komunikuar edhe pėrmes letrave. Letrat e tij i ruaj si sytė e ballit, dhe gjatė luftės, kam kam shkuar, i kam pasur me vete. Janė tri cikle tė letrave- Vėllau motrės. Cikli i parė 7 letra, cikli i dytė-3 letra tė botuara nė Gazetėn shqiptare dhe cikli i tretė-3 letra tė veēanta qė nuk janė tė botuara. Baca Ukė nė burg shumė preokupohej pėr nėnėn, babėn, fėmijėt e tė tjerėt dhe pėr situatėn gjithnjė e mė tė rėndė nė Kosovė. Njė porosi Bacės Ukė nuk munda t'ia realizoj. Mė pati porositur:" Myrvete, keni kujdes pėr bibliotekėn". Librat ishin njė thesar i pakompensueshėm. Kėtė dėshirė Bacės Ukė nuk munda t'ia plotėsoj. Barbarėt serbė bibliotekėn e kanė pėrmbysur e shkarravitur kurse herėn e fundit dogjėn shtėpinė dhe bibliotekėn si dhe disertacionin e doktoraturės nė dorėshkrim. Rrahman Rexhaj

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë