links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime


NJË REZOLUTË E FALSIFIKUAR (XVII)

Prishtinë, 26 shtator 2003 (KeL / Qazim META) - Në mbështjetje të këtij dokumenti shihet qartë se Kryesia e KAÇKJ më 7 Gusht 1945, duke përdorur termin “bashkangjitje”, që edhe në kushtet e detyrimit policor nuk guxonte të hynte në vokabularin e Rezolutës së tubimit të Prizrenit, nga se ia kishin frikën rezistencës së armatosur të shqiptarëve. Mirëpo ka të dhëna se Rezoluta as që u është lexuar “delegatëve” të policisë sekrete serbomadhe. Me fjalë të tjera, në Rezolutën 10.07.1945 në Prizren askund nuk është përdorur termi “bashkangjitje”.

Opinioni ndërkombëtar më në fund duhej të mësojë se vendimi i Kuvendit të Prizrenit të datës 10.07.1945 është përpiluar në kushte të regjimit ushtarak dhe me këtë juridikisht dhe në aspektin ligjor nuk ka vlerë, dhe si i tillë nuk ka mundur të ketë status juridik e as shtetëror që të justifikojë nënshtrimin e Kosovës Serbisë. Elementi i dytë është indikativ, ngaqë nuk mund të shprehet as “Deklaratë” e as “Vullneti i popullit” në kushtet e diktaturës ushtarake në Kosovë që nga 8 Shkurti e deri në fund të Gushtit të vitit 1945. Në realitet, diktatura ushtarake në Kosovë kurrë dhe me asnjë dokument nuk është suprimuar: (Shih: A VII beograd LNÇ – K 25.A II / 2-9, faqe 9 sek.31).

Si argument përfundimtar që me nocione të tilla si “dëshirat e kosovarëse” maskoheshin veprimet policore dhe juridikisht dhe ligjmërisht ky akt nuk ka bazë, tregon edhe ky qëndrim i Kuvendit Popullor të Serbisë i 26.07.1946 se “në Kuvendin e përfaqësuesve të popullit të Kosovës e Dukagjinit që është zhvilluar në Prizren më 10 korrik 1945, ndërsa në aspektin e Deklaratës të cilën përfaqësuesit e Kosovës e kanë dhënë në mbledhjen e vetme (7.4.1945) të ASNOS, është miratuar rezoluta për bashkëngjitjen e Krahinës së Kosovës RP të Serbisë”. Fabrikimi i tekstit të ri të 26 korrikut 1946, përkatësisht një vit më vonë pas Rezolutës në Prizren të 10.7.1945 nuk jep kurrfarë efekti juridik që Kosova “t’i bashkëangjitej” cilësdo njësie federale.

Mirëpo, përkundër të gjitha falsifikimeve dhe presioneve policore, vetë mënyra se si në Korrik të vitit 1945 në Prizren TUBIMI DUHEJ TE DEKLAROHEJ PATJETER sipas “fjalorit policor”, provon se Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë “përbërëse e Serbisë”. Pra, edhe kjo çështje formale flet për mëvetësinë e Kosovës edhe gjatë të kaluarës së vet të afërme, përkatësisht të periudhës pas luftës së dytë botërore.

Dokumenti i 10 korrikut 1945, në Prizren më 27 korrik 1946, mund të citohej vetëm si dokument historik, kurse asesi jo si akt juridik-shoqëror. Lidhur me këtë, me dokumentin e 26 korrikut 1946, Kuvendi zyrtar i Serbisë i zbulon opinionit tërë falsifikimin e prillit 1945, ngase nuk kanë mundur ta bënin para Prizrenit (10.7.1945). Dy mysafirë nga Kosova, një malazez kolonist, Dushan Mugosha, dhe një shqiptar, mehmet Hoxha, i cili në Bujan më 1.1.1944 ka kërkuar se Kosova t’i bashkohej Shqipërisë, kurse tash po ky më 7 prill 1945 deklaron që “Kosova t’i bashkangjitet Serbisë”, sikur t’ishte pashallëk i tij. Mirëpo, sipas disa dokumenteve ai këtë e ka thënë në Beograd nën kërcënimin e revolverit në zverk. Dhe si meritë për një qëndrim të tillë ai do të bëhej “ministër i bujësisë shtetërore”, pranë qeverisë së Serbisë. Ministër, por nën kontroll, përderisa okupimi i Kosovës të mos finalizohej. Si ka qenë e mundur të mirrej qëndrimi për përcaktimin e Kosovës me 7.4.1945 kur dihet se Kuvendi i Kosovës në Prizren është mbajtur më 10.7.1945; se më ke do të shkonte një popull, se kujt duhet “t’i bashkangjitej” Kosova, për këtë patën vendosur dy mysafirë.

Një FAKT patjetër duhet t’i jetë i qartë për opinionin ndërkombëtar: Vendimi dhe Rezoluta e BUJANIT, kurrë NUK ËSHTË SUPRIMUAR dhe se përvjetorët e BUJANIT vazhdimisht janë kremtuar në Kosovë. Në veçanti duhet theksuar mbledhja solemne e Kuvendit të Kosovës në fillim të vitit 1952 dhe mbledhja SOLEMNE E KUVENDIT TË KOSOVËS më 30.12.1958, kur është marrë edhe “VENDIMI PËR KONSTITUIMIN E SHPËRBLIMIT TË DHJETORIT”, që do të jepej çdo vit për të arriturat në Kosovë në fushën e shkencës, kulturës dhe arsimit, vazhdimisht deri në vitin 1988.Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë