links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime


Nëse Shqipëria do të jetë socialiste, atëherë Kosova do t’i takojë asaj (XVI)

Prishtinë, 22 shtator 2003 (KeL / Qazim META) - Veç të tjerash delegacionit shqiptar pas bisedës së hapur për Kosovën, Titoja tha e premtoi edhe këtë: “Popujt e Kosovës kanë po aq interes sikur edhe të gjithë popujt e tjerë të Jugosllavisë të bëhet ndërtimi i vendit, me ç’rast asnjë popull nuk do të synojë shkëputjen, të vëndijshëm se të vegjël a të shkëputur do të ishin në shënjestër të orekseve të huaja. Popujt e Kosovës duhet të krijojnë një vëllazërim-bashkim të atillë që për popullin shqiptar të jetë e njëjta gjë si të ndodhet në kufijtë e Shqipërisë, apo të Jugosllavisë. (Shiko: “Borben” e 7.4.1945). Nga kjo shihet se shqipëtarët konsideroheshin popull shtetformues. Por më vonë u pa qartë se populli shqiptar u mashtrua e keqtrajtua sërish, ndonëse edhe kryetari i antifashistëve serbe pat deklaruar: “Nëse Shqipëria do të jetë socialiste, atëherë Kosova do t’i takojë asaj”. Por megjithatë, me deklarata shqiptarët u mashtruan përsëri dhe e provuan edhe njëherë se çdo të thotë të bëhesh viktimë e demagogjisë.

Delegacioni shqiptar me rastin e vizitës në Beograd kuptoi në kuadër të Jugosllavisë Kosova do të njihej si njësi e veçantë federale. Lidhur me këtë problem në asnjë variant nuk qe thënë se Kosova t’i bashkangjitet Serbisë. Delegacioni shqiptar në Beograd ja bëri të ditur Titos se nëse njësitë e tjera federale jugosllave janë formuar nëpërmjet postualatit popullor dhe nacionalçlirimtar, atëherë edhe Kosova i ka të gjitha atributet dhe postulatet, ngaqë 93 për qind e banorëve janë shqiptarë dhe se në të gjitha nuancat shqiptarët i përmbushin kushtet më të mira për të qenë republikë. (Shih: Deklarata e Halim Spahiut dhe Qamil Luzhës – Arkivi i RFPJ / 1945, Delegacioni shqiptar, Dokumentet. Në Fondin Mosha Piade dhe Eduard Kardel).

Në Prill të vitit 1945 shqiptarët i patën kërkuar Titos që t’u lejohej referendumi apo plebishti. Në realitet, shqiptarët kurrë nuk kanë qenë kundër serbëve e popujve të tjerë, por ishin kundër kolonizimit dhe segregacionit. Për referendum u morën vesh, mirëpo ky u pengua nga ushtria dhe policia. Nga ana tjetër OZNA gati të gjithë delegatët që ishin te Titoja, në Prill 1945 i shpalli të dyshimtë dhe të gjithë më vonë u hodhën në burg (24 sish). Më vonë gati të gjithë pa kurrfarë vendimi gjyqësor u pushkatuan e u likuiduan (Shih: Gjyqi i Qarkut në Prizren dosja e halim Spahiut dhe të tjerëve 1946). Në vend që të lejohej plebishti në Kosovë, gati të gjithë meshkujt u dërguan në front, prej Sremit deri në Adriatik. Në kushtet e diktaturës ushtarake, në Kosovë pason mbajtja e të ashtuquajturit Kuvendi Popullor Krahinor i Kosovës dhe Dukagjinit. I ashtuquajturi Kuvend i zhvilluar më 10.07.1945 qe i rrethuar. Nga Beogradi erdhi e ashtuquajtura Rezolutë, lidhur me të cilën të pranishmit më 10 korrik 1945 qenë të shtyrë të deklaroheshin dhe të shprehnin...”dëshirën e të gjithë qytetarëve të krahinës që kjo (Kosova) t’i bashkohej Serbisë federale”. Të gjithë termat e pëdorura në Rozolutë flasin për një dokument kryekëput të dhunës policore. Në realitet, përmbajtja e Rezolutës flet mjaft qartë se kjo ishte vepër e policisë e jo e Parlamentit të Kosovës, nga se nuk u zhvillua kurrfarë referendumi e as nuk ishin mbajtur zgjedhjet lidhur me këtë.

Historia e “bashkangjitjes” së mëtejme të Kosovës Serbisë federale, nuk shkoi e nuk mund të shkonte kanaleve të rregullta e rrugëveligjore. Kështu “dëshirën” dhe “deklaratën” e kosovarëve së pari e miratoi Kryesia e KAÇKJ-së më 7 Gusht 1945. Në atë tubim thuhej tekstualisht: “Delegatët e Kosovës dhe Dukagjinit në mbledhjen e vet të zhvilluar më 8-9 dhe 10 korrik 1945, në Prizren, kanë miratuar Rezolutën në të cilën territori i Kosovës dhe Dukagjinit i bashkangjitet Serbisë federale.“ (Shih: Kuvendi i Përkohshëm Popullor RFPJ 7-26 gusht 1945 – Beograd). Dokumentin e nënshkroi Ivan Ribar. Ai ishte kryetar i parlamentit mbretëror jugosllav në periudhën 1920-1923, kur iu vu zjarri 182 fshatrave shqiptare nga ana e xhandarmarisë serbe. Atë botë qenë vrarë më se 40.000 njerëz (shqiptarë), ndër të cilët ka pasur edhe çifutë dhe romë. Më së shumti e pësuan fëmijët, gratë dhe pleqtë. (Janar-Shkurt 1921 – AY.S.14. F.102 – pokolji ne Kosovu).Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë