links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime


Përkitazi me këtë, më 1921 inicohej për një farë vije demarkacioni që opinioni ndërkombëtar të mos preokupohej për Kosovën (XIII)

Prishtinë, 05 shtator 2003 (KeL - Qazim META) - Qe edhe Kosova do të duhej të ketë pozitën e njëjtë juridiko-shtetërore si krahinat e tjera dëshmon Konferenca e Pestë e PKJ-së e cila u zhvillua në Zagreb në Tetorin e vitit 1940. Kjo konferencë e kësaj partie majtiste mori një qëndrim, sado që më vonë disa komunistë me orientim ekstremist kërkuan dhe ia arritën për ta lënë mënjanë këtë qëndrim parimor. Në periudhën mes luftrave, opinioni politik i Jugosllavisë vazhdimisht orvatej të problematizonte hollësitë, si dhe të maskonte problemet fundamentale. Përkitazi me këtë, më 1921 inicohej për një farë vije demarkacioni që opinioni ndërkombëtar të mos preokupohej për Kosovën. Dhe kur mori fund ky problem më 1923, menjërerë u shtrua çëshjen kombëtare (autor Mosha Piade) u publikua më vonë për çështjen kombëtare edhe këtu mund të arrihet me FORMIMIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS SË LIRË PUNËTORE-FSHATARE, nëpërmjet përmbysjes revolucionare të regjimit serbomadh fashimperialist. Kjo zgjidhje për SHQPTARËT, turqit dhe myslimanët sllavë do të thotë që në masë të plotë të fitojnë pronësi të lirë të tokës, të lirohen nga shtypja kombëtare dhe te krijohen kushtet për zhvillim të tërësishëm e të lirë nacional, politik e kulturor. Duket se edhe fshatarësia dhe punetoria serbe e atyre viteve tashmë ishte e pjekur për të miratuar këtë parullë” (Shiko: Arkivi i PKJ, Fondi i KQ të PKJ, Nr. 14-12/1940).

Me një qëndrim të tillë koncepti politik territorial i KOSOVËS ishte frymëzuar qartë. Me këtë atribut Kosova hynte në luftë kundër fashizmit më 30 korrik 1941, pra, në të njëtjin muaj kur këtë hap vendimtar e bënë edhe krahinat e tjera jugosllave të pranuara në KAÇKJ. Nga aspekti politik Kosova kish Komitetin Krahinor të PKJ të vet, i cili që nga fillimi i luftës (20 Korrik 1941) u hodh kundër fashizmit. Komiteti ishte drejtpërdrejt i lidhur me KQ të PKJ dhe nuk kishte kurrfarë lidhje me Serbinë. Në aspektin ushtarak, më 20 Tetor 1942, pas veprimarisë së gjerë të çetave dhe aradhave të vogla antifashiste, pasoi formimi i SHTABIT KRYESOR TE UNÇ TË LÇ PËR KOSOVË DHE DUKAGJIN. Ky shtab tërë kohën i përgjigjej SHABIT SUPREM TË JUGOSLLAVISË, e asnjërherë nuk ka pasur kurrfarë korrespondence me Shtabin Kryesor të Serbisë. Zaten, që Kosova dhe Serbia ishin dy njësi federale te barabarta nga aspekti politik dhe parlementar, tregon edhe fakti se anembanë Kosovës, në kushtet e okupimit fashist, formohen celulat e pushtetit të ardhshëm civil, legal dhe legjitim, pra të ashtuquajturat Kështilla Popullore Çlirimtare. Këto Këshilla vepronin në të gjitha rrethet e Kosovës. Kryetarët e tyre anekënd Kosovës ishin kryesisht shqiptarë, kurse udhëheqës të PKJ ishin kryesisht serbët e malazezët. Ushtrinë popullore çlirimtare dhe Shtabin Kryesor të Kosovës e kanë udhëhequr vazhdimisht shqiptarët. Gjatë vitit 1943 shqiptarët më në fund ishin të bindur se në të ardhmen do të trajoheshin në mënyrë të barabartë në federatën e ardhshme. Shqiptarët këso iluzsionesh ushqenin edhe ndaj KAÇKJ. Mirëpo, as në mbledhjen e parë e as në të dytën të KAÇKJ shqiptarët – edhe atëherë si popull i tretë në Jugosllavi – nuk u ftuan. Dhe diku me vetëdije, diku nga fraka, por duke respektuar disiplinën PARITAKE, nuk patën reaguar te QENDRA E LËVIZJES SË REZISTENCËS, por te bashkëluftëtarët e vet duke pyetur vazhdimisht: “A THUA EDHE KËSAJ RRADHE DO TË NA MASHTROJNË?”. Dhe për të spastruar këtë Mitar Bakiq i dërgoi KAÇKJ letër me pyetjen se përse shqiptarët ishin vënë para dilemave të mëdha. Letra mbante titullin “Ç’u bë me Kosovën?” – 31.12.1943. Hetohet pakënaqësia dhe reagimet e disa liderëve shqiptarë përse mbledhja e KAÇKJ dhe Deklarata nuk bën fjalë për popullin shqiptar në Jugosllavi; 2. Pse Tito, si president, në deklaratën dhe proklamatën nuk paraqiti qëndrim të qartë ndaj shqiptarëve; 3. Pse KK i Partisë nuk po i drejtohet shqiptarëve. Komiteti Krahinor kërkon që në një mënyrë të përmenden edhe shqiptarët. (Shih: Arkivi i KQ të PJK 1943-720, R. Rajoviç, Autonomia Kosova, Beograd, 1985, faqe 210).Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë