links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime


SHQIPTARËT E PANË SE PRAPË ISHIN TË MASHTRUAR (XII)

Prishtinë, 05 shtator 2003 (KeL - Qazim META) - Prej fillimit të bashkimit, krijimin e shtetit shumëkombësh jugosllav, pjesa më e madhe e popujve që e përbënin, e konsideronin larta dhe të artificiale e të formuar për interesat e shtresave të larta dhe të pretendimeve serbomëdha. Pushteti i Jugosllavisë vepronte gjithmonë prej së larti, ndërsa despotizmin ndaj popujve të tjerë, jo serbë e sidomos jo sllavë nuk e kishte kurrë të huaj. Prandaj, qëndrimi i Pallatit prej 6 janarit 1929, me vendosjen e diktaturës dhe me orientimin drejt skajsmërisë, raciste dhe i intolerancës nacionale domethënë drejt një jugosllavizmit integral, popullin shqiptar në çdo aspekt e paralajmëronin probleme të reja të pakapërcyeshme e mjaft të rrezikshme. Por, shpresa e vetme për këtë popull në mbarim të vitit 1929 u bë e qartë, të paktën në letër, me orientimin e tij nja partitë majtiste të cilat afronin alternativa shpresëndjellëse sidomos për tgjidhjen e çështjes kombëtare shiqptare, të këtij populli që ishte padyshim më i shtypuri në Jugosllavi madje edhe në Evropë. Lidhur me këtë në Kosovë në vitin 1929 depërton nëpër kanale të ndyshme Rezoluta e Kongresit të Presidentit të PKJ-së. Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur

Në atë rezolutë, ndër të tjera theksohet: “Nga traktatet imperialiste të paqes, mbeti pas Luftës (së Parë) edhe rreth një e treta e popullit shqiptar nën sundimin e borgjezisë serbomadhe”. (Shih: “Istoriski arhiv KPJ”, vëllimi III, Beograd, 1949, faqe 145). Lidhur me zgjidhjen e çështjes shqiptare, udhëheqja e PKJ-së konkludoi më tej: “Partia deklaron solidaritetin e punëtorëve dhe të fshatarëve revolucionarë, të kombeve të tjera të Jugosllavisë në rradhë të parë të Serbisë, në lëvizjen kombëtare revolucionare të personifikuar në Komitetin e Kosovës që ta ndihmojë me të gjitha mënyrat luftën e popullit shqiptar të copëtuar dhe të shtypur për paverësi dhe për një Shqipëri të bashkuar”. (Shih: “Istoriski arhiv KPJ”, vëllimi III, Beograd, 1949, faqe 163). Nga ky qëndrim dhe orientim shqiptarët e robëruar nën Jugosllavinë filluan të bëheshin me parti të majta dhe kështu, të organizuar në këto orientime të reja politike hynë në përleshje të reja kundër pushtuesve. Pikërisht në vitin 1935 edhe partitë majtiste filluan që ta kërkojnë mundësinë e kultivimit të një jugosllavizmi integral, i cili ishte megjithatë i paqëndrueshëm për Kosovën... Shqiptarët e panë se do të ishin të mashtruar edhe më tej. Kjo frikë do të konfirmohej nga lufta e mëvonëshme. Por, mendimi shtetëror jugosllav lufton vazhdimisht për të blerë nga shqiptarët vetqënien kosovare, të cilën e njihnin më parë partitë e majta sllave. Vetëm kështu konsideronin e besonin se do t’i përvetësonin lehtësisht shqiptarët. “Në një bisedë me shokët e Pejës, - do të shkruajë M. Markoviç, - përfunduam se Kosova, për shkak të specifikës së pozitës së pakicës shqiptare, të territorit dhe të shfaosjes kombëtare, të marrjes së tokës nga fshatarët, paraqet NJË TERRITOR TË NJËSUAR, sepse ky rajon, për nga kërkesa kombëtare, ekonomia dhe për nga të gjitha atributet e tjera, është NJË TËRËSI dhe nuk duhet të jetojë e ndarë mes Malit të Zi dhe Serbisë”. (Shih: Moma Markoviq, “Sazrevanje revolucije 1931-941”, Beograd, 1984, Rruga për në Kosovë). Edhe ky qëndrim ka qenë një nxitje e madhe që në të ardhmen shqiptarët të besonin se do të ishin të barabartë me shtetasit e tjerë dhe se nuk do të mbeteshin të mashtruar. Në të vërtetë, parti të ngjashe e formua edhe në shtetet e tjera evropiane, pra edhe në Shqipëri.Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë