links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime


COPËTIMI NUK HUMBI KOMPAKTËSINË E KOSOVËS DHE TË POPULLIT ETNIK SHQIPTAR (XI)

Prishtinë, 03 shtator 2003 (KeL- Qazim META) - Pas Luftës së Parë Botërore, me Paqen e Versajës nuk u ndryshua asgjë në favor të sigurisë juridike dhe të qytetëruar në shtetin e posa krijuar shqiptarë. Jugosllavia mbretërore, duke u sjellë si pushtuese, nuk e lejoi madje as mësimdhënien në shkollat shqipe. Duke mos i respektuar as dispozitat e Traktatit të Sen Zhermendit, diplomacia evropiane ngadalë dhe pa kurrfarë analize e pranoi dhe nuk e denoncoi këtë diskriminim. Me Traktatin e paqes të “Sen Zhermendit”, shqiptarët, edhe atëherë, si popull i tretë për nga numri 9 të Traktatit në fjalë, Jugosllavia ia siguroi vetes të drejtën që dispozitat për të drejtat e minoriteteve të këtij Traktati të mos vlejnë për ato territore të cilat Serbia i kishte aneksuar para një janarit 1913. Në pasazhin e fundit të nenit 9 thuhet: “Dispozitat e këtij neni do të vlejnë vetëm për ato teritore që ju dhanë Serbisë ose shtetit të SKS-së, pas një janarit 1913”. Në këto paragrafe shqiptarët, vazhdimisht e deri nüe vitin 1941 mbetën të përjashtuar nga e drejta për arsimim, nga kultura dhe emancipimi shkencor e social.
Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke
Pas Paqes së Versajës të vitit 1919 duhej që “Të gjithë popujt dhe të gjitha kombësitë të kenë të drejtën për të jetuar në liri dhe siguri, qofshin ata të mëdhenj, apo të vegjël”. Shqiptarët nuk e përjetuan kurrë këtë të drejtë në periudhën mes dy luftrave, por as më pas. Opinioni Evropian dhe ai ndërkombëtar për genocidin e ushtruar mbi shqiptarët gjatë viteve 1918-1941 heshtëte dhe me heshtjen e vet miratonte. Në të vërtetë fshatrat shqiptare të zhdukura dhe 250 mijë shqiptarët e shpërngulur në Turqi flasin mjaft për këtë gjenocid të pashembullt. Shqiptarët keqtrajotheshin dhe vriteshin, por kurrë e pothuaj askush nga qarqet e larta evropiane nuk u ndie për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e tyre. Për këtë flasin edhe dokumentet serbe: “Punisha Raqiq therrte gra dhe fëmijë. Dinte për të reditur nga gjashtë me një plumb... Pashiçi vetëm u jepte para për të vrarë merëzit, kurse Punisha i vriste” (Shih: - “Rad”, më 5.8.1928, Beograd, numër 64).Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke
Por megjithëkëtë genocid, shqiptarët vazhdimisht kërkonin të drejtat e tyre njerëzore dhe të drejtën për vetëndosje. Zgjidhja e çështjes kombëtare, si parim dhe si praktikë, ka qenë dhe ka mbetur detyrë themelore e të gjitha partive politike në botën bashkëkohore vetëm se, për një pjesë të madhe të demagogjia që dhe mbetet fytyrë e tyre e vërtetë. Në këtë drejtim, realiteti politik dhe shtetëror jugosllav që nga fillimi i vet, përpiqej të “argumentonte” me të qarta të reja marrëdhëniet ndërnacionale. Qëndrimi i Pallatit Mbretëor, që me vendosjen diktaturës së 6 Janarit 1929, shkonte krejt një skajshmërie, domethënë drejtë një jugosllavizmi integral, drejt krijimit të një populli të paqënë dhe mohimit të të gjithë popujve të tjerë, në llogari të ideve serbomëdha; kjo politikë çnjerëzore e ashpërsoi edhe më shumë genocidin mbi shqiptarët. Rrjedhimisht, ngarjet më 6.4.1941 dhe 15.1.1992 janë një pasojë logjike e një krijese shtetërore artificiale, siç ishte Jugosllavia. Me këtë qëndrim ndaj popullit shqiptar i cili nuk është me origjinë sllave, u paralajmërua një nderlikim i ri, jo vetëm në lëmin e të drejtave të njeriut, por edhe mbi zgjidhjen e çështjeve kombëtare të mbetura pezull. Shqiptarët, duke u mbështetur në këto fakte, duke u frikësuar nga e djathta ekstremiste sllave, prej vitit 1919 filojnë gradualisht të orientohen nga programi radikal i Komitetit të Kosovës. Duke e parë rrezikun e këtij orientim kombëtar jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, politika terroriste serbomadhe mbretërore i shtoi edhe më masat represive duke e ndaluar edhe të folurin shqip. Por, sado që Kosova fatkeqe u nda në tri banovina, (1929-1941) përsëri në vështrimin faktik, Kosova mbeti një tërësi etnike territoriale kompakte. Kosova do të coptohej nga okupatorët edhe më 1941-1944. Por kombëtarisht nuk do ta destabilizonin më kurrfarë rrethanash sado të vështira e të mbrapështa t’i paraqieshin.Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke
Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë