links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime


Opinioni ndërkombëtar shtetësinë e Kosovës duhet ta vështrojë në vazhdimësi që nga krijime i Vilajetit të Kosovës në vitin 1867 (VIII)

Prishtinë, 23 gusht 2003 (KeL - Qazim META) - Lidhur me okupimin nga viti 1912, prej ku Serbia dhe Mali i Zi zbatuan pushtetin okupues, duhet thënë se në Kosovë nuk vlenin ligjet e njëjta siç vlenin, për shembull, në Serbi, e në Mal të Zi. Ky fakt dëshmon se kosovarët, edhe pas vitit 1912 e ruajtën kontuitetin juridiko-shtetëror me elemente të nivelit të veçantë. Në programin politik liberal e zyrtar të Serbisë, prej vitit 1913 e deri në vitin 1914 hasi në një trajtim të veçantë ligjor të Kosovës ashtu siç ishte, për shembull, pozita shtetërore-juridike e Skotlandës dhe e Irlandës, të cilat ishin në unionin personal me mbretërinë e Anglisë, përkatësisht si tokat shqipatre të cilat që nga viti 1346 e deri më 1355 ishin në unionin mbretëror serb të Dushanit. Por, me ardhjen e turqve, me formimin e vilajeteve si tërësi të veçanta shtetërore territoriale-administrative, si dhe me shpalljen e Ahmet Zogut mbret i shqiptarëve në vitin 1928, ky union më nuk ekziston as nga pikëpamja juridiko-shtetërore e as nga pikëpamja e pozitës faktike ndërkombëtare të shqiptarëve. Pra, në vitin 1928 Ahmet Zogu zyrtarizoi bartjen e gjendjes shtetërore nga kohët e meçme në kohët e reja dhe nga koha më e re, në shtetin thjesht shqiptar për mbarë popullin shqiptar në Ballkan. Kurorëzimi i Ahmet Zogut si mbret, sipas dokumenteve sekrete italiane, nuk e lejuan pa këto shënime. Fakti se kjo shtetësi mbretërore nuk u realizua në praktikë në atë mënyrë që mbreti i ri t’i bashkonte të gjithë shqiptarët, është rrjedhojë e mungesës së forcës ushtarake.

Pra, pozita shtetërore-juridike e Kosovës nuk u theksua për herë të parë në vitin 1990 në Kaçanik, por opinioni ndërkombëtar shtetësinë e Kosovës duhet ta vështrojë në vazhdimësi që nga krijime i Vilajetit të Kosovës në vitin 1867. Mbretëria e Serbisë dhe mbretëria e Malit të Zi e pushtuan Kosovën nga 1 janari i vitit 1913. Kjo do të thotë se nuk ka kurrfarë faktesh të argumentuara në pikëbërëse e Serbisë dhe e Malit të Zi. Lidhur me të po theksojmë edhe faktin se kufiri ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi u fiksua në Londër, por kurrë nuk u konstatua edhe zyrtarisht, sepse komisionet ndërkombëtare për përcaktimin e kufijve punuan deri në vitin 1926, kur Serbia nuk ekzisonte dhe kur problemi i Kosovës nuk ishte më problem serbo-shqiptar, por problem shqiptaro-jugosllav. Dhe pasi që Jugosllavia e Versajës po shpërbëhet (1992), natyrisht që bëhet i mangët e jokonsistent edhe kufiri i përcaktuar atabote (1926) ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë SKS. (Shih: Acord de London: 1913: Decision de Paris; 9 nëntor 1921, Frontiere serb, kroat slovene-albanise Protokol de delimintation (avec les anexes) Floranse 1926). Si rrjedhojë, Serbia kurrë nuk mund ta trashëgojë Jugosllavinë, së paku sa u përket territoreve shqiptare. Evropa duhet të dijë e të informohet se çfarë falsifikimesh janë bërë që nga viti 1919 e deri më 1921 për çështjen shqiptare.Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke
Që Kosova është tërësi e veçante juridike dhe se si të tillë e konsideronin edhe organet zyrtare të pushtetit, dëshmon edhe fakti se në këtë territor, prej vitit 1912 e deri në vitin 1914, u zbatuan ligje të veçanta, siç ishin: Dekretligji mbi rregullimin e gjyqeve dhe të procedurave gjyqësore në viset e bashkangjitura në Serbinë e vjetër (Kosovë) i datës 17.2.1914 me ndryshimet e plotësimet që u bënë me 7.6.1914. Dekretligji mbi rregullimin e viseve të çliruara nga data 8 gusht 1913. Të gjitha këto akte kushtetuese-juridike vlenin vetëm në Kosovë si territor i huaj i pushtuar nga Serbia e cila edhe pse u njoh në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, por ama pa Kosovën, (Shih: Përmbledhje dekretligjesh, Korfuz 1916, Kongresi i Berlinit 1878-neni 1-64, Serbia me 1878, Beograd 1978). Sa i përket mënyrës apo shkallës së aplikimit të këtyre ligjeve kolonialiste fare nuk është e rëndësishme shkalla e zhuritetit të tyre. Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare i rëndësishëm është fakti se populli shqiptar përbënte shumicën dërmuese, 92 për qind dhe se në vitin 1912 ra në një robëri të re me focën ushtarake të armëve serbe. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me pushtimin klasik e jo me referendum apo me ndonjë mënyrë tjetër për shprehjen e vullnetit të popullit. Në të mirë të kësaj flet edhe mospranimi i ligjeve serbe malazeze në Kosovë, sjellja çnjerëzore e pushtuesit në vitin 1913, i cili bëri përpjekje që me dhunë e forcë t’i kthejë shqiptarët në besimin ortodoks, ndërsa populli shqiptar me kurrfarë aktesh genocidi e persekutimesh nuk e pranoi pushtimin serb.

Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë