links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime


Gjatë gjysmës së parë të vitit 1912 u çlirua përfundisht tërë Kosova, madje edhe Shkupi (VI)

Prishtinë, 18 gusht 2003 (KeL - Qazim META) - Edhe në Kushtetutën osmane të vitit 1876 njësia më e madhe territorialo-administrative ishte vilajeti me valinë në krye. Termi vilajet i përgjigjet termit shtetësi, departament, republikë. Vilajeti ka qenë i ndarë në: sanxhak, /muhasil/ - rreth / Zhurpani/ -në kaza (udri-rreth, dhe nahie (muhtar) – komune (prefekturë) – kryetar. Vilajeti i Kosovës i përgjigjet plotësisht ndarjes së tillë. /Shih dr. Javan Haxhivasileviq, “Albansk liga”, Beograd, 1909 faqe 15/. Racizmi dhe segregacioni racional mbi një popull të çarmatosur nuk është e nevojshme të provohet edhe me burime e argumente të tjera. Shqiptarët u shfarosën dhe u masakuran, u përzunë dhe u keqtrjtuan nga politika hegjemonste serbe. Në këtë kuadër 132 fshatrat e djegur krejtësisht më 1913-1914 flasin mjaft si dëshmi, Shqiptarët e Vilajetit të Kosovës më 1878-1912 organizuan vazhdimisht kryengritje për çlirim kombëtar, kundër pushtuesve osman. Shqiptarët u paraqitën në vitin 1908 me një program të qartë, një gjuhë, një shkrim dhe një shtet. Si rezultat i luftrave për liri, gjatë gjysmës së parë të vitit 1912 u çlirua përfundisht tërë Kosova, madje edhe Shkupi. Gjatë këtyre luftrave serbët dhe maqedonasit ishin vetëm vrojtues. Duke i parë synimet e shqiptarëve në vilajetet e Kosovës, Manastirit dhe të Janinës, pushteti turk organizoi në Prishtinë më 18 korrik 1912 bashkëbisedime me liderët shqiptarë kësisoj u njoh edhe me shkrim SHTETËSIA e të tri vilajeteve. Rezultatet e bashkëbisedimeve në Prishtinë u pranuan Gjermania dhe diplomacia austrohungareze. Kështu mund të konstatohet se iu vunë themelet e shtetëisë shqiptare. Me këtë fakt u paraqit edhe diplomati i njohur austrohungarez Berthold. Por, duke e kuptuar qëlllimin e Hasan Prishtinës, që së pari dëshironte t’i shpallte të pavarura pjesët lindore të Shqipërisë; vilajetet e Kosovës, Manastirit dhe Janinës, ndërsa më pas edhe Vilajetin e Shkodrës, krijohet aleanca e njohur ortodokse ballkanike: Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Greqia. Atëherë ndodhi shpallja e luftës kundër Turqisë në Tetor të vitit 1912. Shqiptarët, duke e ditur karakterin e bashkëbisedimeve të veta në Prishtinë më 18-23 gushtë 1912, kur Turqia njohi mëvetësinë dhe autonominë e tyre të plotë, presin që ky legalitet të konfimohej edhe nga subjektet e tjera ndërkombëtare dhe vetëm për këtë shkak shqiptarët ishin NEUTRALE gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Në të kundërtën, territoret e tyre nuk do të mund të pushtoheshin me kurrfarë çmimi.

Nëse termi REPUBLIKË është personifikim edhe i shtetësisë, nacion ky evropian, atëherë termi VILAJET, njësoj është term që personifikon shtetësinë ndonëse në kuptimin oriental; në kuptimin juridik, termi Vilajetet sipas të gjitha akteve ligjore që zbatohen në një territor të caktuar, përbën vetvetiu kuptimin e shtetit brenda specifikës së Perandorisë Osmane. Më këto fakte dëshmohet se Vilajeti i Kosovës, i Manastirit, i Janinës dhe i Shkodrës kishin shtetësinë e vet që nga koha kur ekzistonin vilajetet (prej vitit 1864). Pra shtetësia e Kosovës është më e vjetër se shtetësia serbe në pikëpamje juridike e shtetërore. Nga ana tjetër, megjithëse shteti serb u njoh në vitin 1878, deri në atë kohë gëzonte vetëm status special në kuadër të Perandorisë Osmane. Në bazë të të drejtave ndërkombëtare dhe aspekteve politike, megjithëse në kuadër të konfederatës turke, vilajeti kishte një shkallë më të lartë të shtetësisë sesa principata serbe që nga viti 1868. Si defakto ashtu edhe dejure Serbia u njoh në vitin 1878, gjersa Vilajeti i Kosovës, si element konstiutiv dhe i shtetësisë veproi që nga viti 1867 e deri në vitin 1912.
Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë