links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime (II)


VILAJETI KOSOVËS – THEMEL I SHTETËSISË KOSOVARE (V)

Prishtinë, 15 gusht 2003 (KeL/Qazim META) - Në vitin 1867 formohet Vilajeti i Kosovës si një njësi territorialo-administrative me qendër në Prizrenin. Vilajeti i Kosovës formohet në mbështetje të “Ligjit të Vilajeteve” të vitit 1964. Por rreth vitit 1867 fillon të shfaqet aspriata e një lëvizje të vetëqënies istitucionalo-shtetërore ndër shqiptarët. Pikërisht atëhere Kosova bëhet përsëri djep për të gjithë shqiptarët, me qendër në Prizren. Pas marrjes së Sanxhakut të Nishit, si pasojë e një vendimi të Kongresit të Berlinit, sipas burimeve truke të ruajtura, Vilajetin e Kosovës e përbënin këto shxhaqe: Prishtina, Sjenica, Prijepola, Peja, Shkupi dhe Prizeni. Qendër e Vilajetit të Kosovës në vitin 1880 bëhet Shkupi.

Gjatë kohës së Kongresit të Berlinit, populli shqiptari i Kosovës u bë detantor kundër çdo pushtuesi. Edhe pse Lidhja Shqiptare e Prizrenit shprehu si orientim të vet luftën për liri, megjithatë në Berlin – problemi shqiptar mbeti vetë “një nacion gjeografik”. Kjo do të thotë që kundër orientimit shqiptar të vetqenies, ishin të gjithë përfaqësuesit e pranishëm të fuqive të mëdha, ndërsa në veçanti mikpritësi, - Bizmarku. Tash flitet me të madhe që në Kongresin e Berlinit të vitit 1878 ishin njohur si shtete Serbia dhe Mali i Zi. Por, as atëhere, e as tash, disa territore adminstrativo-territoriale nga aspekti kombëtar nuk mund të hynin asesi në pushtetin e shteteve të sipërpërmendura. Në të vërtetë, as atëherë, as tash, për këto forca që mbështeten në despotizëm, nuk respektohet vetëm faktori i diplomacisë së forcës dhe i aktit të kryer. Kjo shkollë është kultivuar pothuaj tre shekuj e gjysmë nga fuqitë imperialiste evropiane. Dhe, kurdoherë që të kërkojë Serbia territoret shqiptare. Rusia do të jetë gjithmonë vokat mbrojtëse e serbisë. Përafërsisht aty është edhe diplomacia franceze.

Realiteti diplomatik dhe politik evropian, si dhe deri më tash, nuk u jep kurrfarë rëndësie vuajtjeve dhe robërisve shumëvjeçare shiqptare. Dhe meqenëse nuk kanë dalë ende para gjyqit ndërkombëtar, Serbia dhe Mali i Zi, por edhe Maqedonia, me shqiptarët e robëruar në vitet 1878 dhe 1913, flasin me anën e kërcënimeve, me armë dhe me frymën e vet, sepse kështu kanë ndikuar mbi to vazhdimisht Rusia dhe Franca, si fuqi imperialiste e sllave. Por, askund nuk thuhet se pikërisht Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1878 qenë shpërblyer si vende të krishtera më 620 fashtra të kulluara shqiptare, siç janë rajonet e Toplices, Plavës dhe Gucisë. Gjithmonë deri në fund të shekullit të 19-të, në qarqet shtetërore e Sanxhakut të Nishit, të cilët kishin qenë të detyruara t’i linin vatrat e veta dhe të vendoseshin pjkëserisht në Vilajetin e Kosovës dhe pjesërisht në hapësirat e panjohura të Anadollisë. Sipas të gjitha dukumenteve ruse, austrohungareze, angleze dhe serbe, popullsia e Sanxhakut të Nishit deri në vitin 1878 ishte shqiptare 82 për qind. Por, me Kongresin e Berlinit Serbia zgjerohet në tavolinën e gjelbër. Serbia i pushtoi 620 fashtra shqiptare brenda tri ditëve, vetëm nga që popullsia nuk ishte e besimit kristian. Në këtë tragjedi kontribuoi edhe diplomacia evropiane.

Lidhur me këtë dokumentacioni serbe thotë ndër të tjera: “Motivet kryesore, për të cilat qeveria serbe i shpërguli arnautët nga viset e posakrijuara (Nishi, Prekupla, Kushumlia, Leskovci, Vranja, Toplica), me sa shihet tash kryesisht ishin këto:
Që të krijohet nga Serbia një shtet kombëtar i kulluar serb, që të spastrohet vendi nga ata që nuk janë të krishterë, që aksioni i Serbisë të kthehet në drejtim të Kosovës dhe që në rrugën e përdhunët të zhduket popullata shqiptare”. (Shih: Jovan Haxhivasilaviq, “Albanske liga”, Beograd, 1909, farq 12-13).
Pra, për veprimet kriminale mbi shqiptarët flasin vetë serbët, duke e mohuar kësisoj tërë demagogjinë serbe se ishte gjoja fjala është për territoret e tyre. Këta demagogë shkurajnë edhe sot e kësaj dite se çështja parimore shkencore është të zgjidhet se kur “u vendos” atje populli shqiptar i Sanxhakut të Nishit. Pra, për vendosjen e shqiptarëve në Kosovë as që bëhet fjalë, pasi fjala është të lihet në hije tragjedia kombëtare shqiptare. Propaganda serbe me ndihmën e politikës imperialiste ruse nuk lejoi të bëhej fjalë për eksodin e detyruar të shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit, sepse theksi iu vu propagandës se gjoja fjala është për shpërnguljen e serbëve nga Kosova dhe për vendosjen në vend të tyre, të shqiptarëve. Dhe një gjë e pavërtetë e përsëritur disa herë me anë të propagandës, demagogjisë, gënjeshtrave e sidomos me ndihmën e luftrave gjakatare mund të bëhet “e vërtetë”. Shqiptarët vijnë në Kosovë, por nga Sanxhakut të Nishit. Pra nuk ekziston asnjë dokument që mund të dëshmojë se qoftë edhe një familje e vetme shqiptare është vendosur në Kosovë nga Shqipëria (kufiri i tashëm) gjatë shekullit të 19-të. Pra, Serbia veperimet e veta kriminale i mbuloi me propagandën e sajuar për gjoja shpërnguljen e serbëve.
Shqiptarët, thonë burimet serbe, u shpërndanë dhe u shpërngulën nga Toplica në kushtet më të egra të vitit 1878. Për këtë genocid diplomacia franceze e dha pëlqimin e vet dhe për këtë gjë Serbinë e nxiste vazhdimishte me të gjihta mjetet e hapura e të fshehta. Në lidhje me këtë një diplomat francez në Stamboll i rekomandonte policisë serbe: “Ju nuk e meritoni që të jeni të pavarur, derisa nuk mund të mbroheni nga një grumbull kusarëh, kur nuk mund të ruani kufrinin tuaj. VRITNI ATA SHQIPTARË, ndiqni matanë kufirit e luftoni ku t’i zini” / Dr. Jovan Haxhisavleviq. “Albanska liga, Beograd, 1909 /. Kufiri i atëhershëm ishte në vijën Perpellac-Vranje dhe nuk përfshinte asnjë pëllëmbë të territorit kosovar, (faqe 10 e 15). Që territori që iu dha Serbisë në Kongresin e Berlinit ishte një territor i kulluar shqiptar, që një pjesë e madhe e Sanxhakut të Nishit ishte e populluar nga shqiptarët, flet edhe kjo e dhëne: “Nga shpërgulja e arnautëve më 1878 disa visa në ato vende u shkretuan plotësisht, kështu që pai fshatra, emrat e të cilëve nuk diheshin më, se autoritetet nuk mund t’i dinin, por edhe sepse ato nuk kishte se kush t’ua thoshte, ndaj duhej të populloheshin me serbë ato “visa të shkretuara”. Ja se për çfarë shpërnguljeje është fjala në të vërtetë.


Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë