links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime (II)


NË BALLKAN JETOJNË MBI 7 MILION SHQIPTARË E PO AQ NË DIASPORË, KURSE MENDOHET SE RRETH 5 MILION JETOJNË NË TURQI (III)

Prishtinë, 11 gusht 2003 (KeL/Qazim META) - Më 1180, Serbia, okupoi Mitrovicën dhe Vuçiternën. Po kush jetonte në këtë territor para kësaj kohe? Sigurisht, serbët jo, por popullsia autoktone SHQIPTARE. Serbia më 1224 okupoi Prizrenin. Po kush banonte në këtë territor para kësaj kohe? Sigurisht, shqiptarët. Serbia më 1285 okupoi Shkupin. Deri në atë kohë, gjithandej nuk kishte asnjë serb. Po kush jetonte në Kryqytetin e Dardanisë (Kosovës) me parë? Sigurisht, serbët jo. Më 1371 serbët u ararmuan se teritoret në Jugë të Rashkës do ti humbnin shpejt, sepse populli atuokton ishte armiqësuar me pkupatorin deri në ekstrem dhe priste me padurim çastin që të lajmërohej mundësia për të sulmuar çdo formë të shtetit sllav. Serbia më 1389, e humbi pushtetin mbi viset e pkupuara dhe jonga shkaku se osmanlinjtë i ndihmonin desidentët dhe anrakistët serbë: Brankoviqi, K. Marko e të tjerë. Madje ka të dhëna se edhe gjatë Luftës së Ksoovës edhe gjatë kohës pas luftës së Kosovës, serbët u miqësuan shpejt me osmanlinjtë dhe e pranuan vasalitetin. Në atë kohë serbët nuk kishin kurrfarë simpatie në Perëndim, prandaj dezinformata se kinse në atë kohë paska rrënë KUMBONARJA E NOTERDAMIT, është mashtrim i fabrikuar. Në fakt në atë kohë kemi të bëjmë me një betejë të Vllahisë së Vitit 1395 kur Osmanlijet e humbën luftën. Këtu edhe zë fill gënjeshtra serbe që nga mesjeta për të fabrikuar historinë dhe për të nënçmuar të tjerët.

Serbët dihet qartë se sunduan në viset shqiptare, në Mesjetë 104 vjet përmes MILITARIZMIT MË EKSTREM (1285-1389). Më 1303, me kërkesën e arqipeshkvit të Tivarit, Mervinit, Papa Senedikti XI kishte urdhëruar tivarasit që udhëhqejen e kishave ta bënta në Runik, Rogozne, Trepçe dhe Graçanice. Kjo do të tohtë se asokehe në Kosovë egzistonte KISHA katolike shqiptare, çka vërteton se kishat serbe gjatë shekullut XIV u ndërtuan mbi THEMELET E KISHAVE SHQIPTARE KATOLIKE. (shiko: Regesta Pontificum Romanorum II; Ad audentiam nostram...)   e vjedhur nga KeL    

Gjatë shekullit XV e deri në shekullin XVIII në Kosovë, sipas dokumentave turke dhe të Vatikanit del qartë se dominonte poullsia shqiptare e ritit musliman. Serbët, në anën tjetër, jetonte në territorin e ish Dardanisë dhe përbënin një popullsi prej 4 deri në 7 % varësisht prej territorit. (Shiko gjerësisht: Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup, Prizren nëoër shkej, Drita 1992).

Sipas të gjitha dokumenteve osmane në Vilajetin e Kosovës, shumicën absolute të popullsisë e përbënim shqiptarët. Nëse shikohet statistika osmane, popullsia shqiptare në Vilajetin e Kosovës kurrë nuk kan qenë nën 94 %. Në anën tjetër shkencëtarët, se Mileri në 1838, Hani më 1863, Millojeviqi më 170, Spiridon Gopqeviqi më 1890 edhe për kundër disa simparie për t’i rritur disa shifra në faovr të krishterëve, popullsinë shqiptare në Kosovë nuk zbriste nën 87-91 %.
Më 1880 në Vilajetin e Kosovës banonin 260’000 banorë. Prej tyre 96 % janë të besimit mysliman. Më 1890 në Viajetin e Kosovës jetonin 301’000 banorë, prej tyre 96 % të kombit shqiptar. Më 1900 në Vilajetin e Kosovës jetonin 475’000 banorë. Prej tyre 97 % shqiptare të besimit mysliman.

Më 1911 në Vilajetin e Kosovës jetonin 743’040 shqiptarë, 106’209 serbë, 563’396 bullgarë, 5’043 ciganë, 2’009 ebrej. Gjithesaj në truallin e vilajetit ishin 912’902 banorë. Më 1913 në Kosovë ishin evidentuar: 838’630 shqiptarë. 100’558 serbë, 48’858 bullgarë, 33’384 boshnjakë, 5’945 turq, 650 grek, 565 ebrej. Gjithesej 1’028’881 banorë.

Për terrorin e pushtetit serbomadh mbi shqiptarët tregon dhe statistika e vitit 1921. Asokohe evidentohen 273’441 shqiptarë, 113’843 serbë 37’910 turq, 31’908 myslimanë, 15’788 katolikë. Sipas dokumenteve sekrete del se pushteti i kishte ndarë shqiptarët në rite fetare për të dalë më në pah superioriteti e serbëve. Sipas këtyre fakteve del se Serbia kishte arritur herë me dhunë e herë me falsifikime der (më 1921) të zvogëlonte popullsinë shqiptare për rreth 500’000 veta. Më 1929 Hasan Prishtina theksonte se në Jugosllavinë mbretërore jetojnë rreth 1 million shqiptarë. Më 1939 në gazetën Gjermane “RUNDSCHAU” theksohet se në Jugosllavi jetojnë më se 900’000 shqiptarë. Më 1941 statistika Jugosllave shënonte se në viset shqiptare që i kishte okupuar Serbia në vitin 1912 jetonin varësisht prej teritorit, prej 85 deri në 96 % shqiptarë.

Më 1948 Kosova i kishte 498’242 shqiptarë dhe 199’961 serbë.
Më 1953 në Kosovë jetonin 524’559 shqiptarë dhe 221’212 serbë.
Më 1961 jetonin në Kosovë 464’605 shqiptarë dhe 264’000 serbë. (Shqiptarët me qëllim janë zvogëluar për 2’000’000 në tërë Jugosllavinë).
Më 1971 në Kosovë jetonin 916’168 shqiptarë dhe 259’815 serbë e malazezë.
Më 1981 në Kosovë jetonin 1’226’736 shqiptarë dhe 236’526 serbo-malazez.
Më 1991 llogaritet se në Kosovë jetojnë 1’900’000 shqiptarë dhe 215’000 serbo-malazez (Shiko kalendarin Statistik të Jugosllavisë i botuar me vitin 1985 nga Enti Statistik i Jugosllavisë parashikimet).

Llogaritet se në Ballkan jetojnë mbi 7’000’000 shqiptarë e po aq në diasporë; mednohet se rreth 5 milion jetojnë në Turqi. Duke folur për origjinën e shqiptarëve, shkencëtari grek nga Athina-Aris Pulianos, shkruan: “Është dëshmuar, gjithashtu, që treva e Ballkanit është zona e kontaktit të dy tipave të mëdha raciale të evropiedeve të tipit të njohur mirë “mesdhetar”. Shqipëria nuk ka përse të ketë qenë një përjashtim. Vetëm se ne duhet të përcaktojmë kufijtë e këtyre dy tipeve kryesore në këtë territor, natyrisht duke marrë parasysh gjithë ndikimet e tjera në shtresimin e popullsisë. Vëzhgimi anropolgjik i popullsive të gjalla të Shqipërisë mund të verifikojë këtë, ose mund të zbulojë elemente të reja të panjohura deri më sot. Një gjë mund të thuhet që më parë, duke u mbështetur në të dhënat antropologjike te vendeve fqinjë, që masa kryesore e popullsisë së Shqipërisë është me origjinë autoktone që prej sfondin e dy të dhënave të paraqitura më lart, ne mund të studiojmë më hollësisht origjinën e shqiptarëve dhe të shohim marrëdhëniet e popullsisë së vjetër e të re të Shqipërisë”.  Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur    

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë